Vaji, i cili nxirret nga brendësia e portokajve, ka një aromë të ëmbël. Mban erë tamam si një portokall i sapo qëruar.
Vaji i portokallit është i lidhur me përfitime të shumta shëndetësore, nga disponim i mirë deri te një trup më i hollë, raporton FirstForWomen.
Thjesht thithja e aromës së vajit esencial të portokallit ka përfitime të shumta, të dëshmuara nga studimi.
"Në praktikën time, kam parë vetë fuqinë transformuese të këtij ilaçi aromatik", ka thënë doktoresha e kurave natyrale Lulu Shimek nga Kale Diagnostics.
Ndoshta avantazhi më i fuqishëm i vajit të portokallit është aftësia e tij për të rritur fuqinë e trurit.
Edhe
Përfitimet shëndetësore nga vaji i arrave
Në një studim të botuar në revistën “Frontiers in Neuroscience”, hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë zbuluan se njerëzit që thithnin aromën e një përzierjeje të gjashtë vajrave esenciale, duke përfshirë vajin esencial të portokallit, përmirësuan performancën e aftësive njohëse me 226%.
Këto janë gjashtë përfitimet e vajit esencial të portokallit:
1. Vaji esencial i portokallit ka efekte qetësuese
“Vaji esencial i portokallit është një antidot natyral dhe aromatik ndaj ankthit, duke ofruar një ndjenjë qetësie edhe në ditët më stresuese”, thotë doktoresha Lulu Shimek.
Me përmbajtjen e tij të lartë të agjentit të quajtur “limonene”, ky vaj ka treguar lehtësim të simptomave të ankthit dhe stresit.
2. Redukton dëshirën për të ngrënë karbohidrate
Nivelet e larta të kortizolit, që rritet me stres, rrisin hormonet e urisë dhe nxisin dëshirat për të ngrënë sheqer dhe kjo është vërtetuar nga një ekip studiuesish të Universitetit Yale.
Studimi zbuloi se thjesht frymëmarrja në vaj esencial të portokallit ulë nivelet e kortizolit për 84 % dhe sugjeron se ky vaj gjithashtu ulë dëshirat për sheqer dhe karbohidrate.
“Kortizoli është një ngacmues dhe nëse është i lartë ndikon në të gjitha hormonet në trupin tonë", thotë ekspertja Sara Gotttfried.
Edhe
Lëngu i portokallit mund të bëjë për trupin më shumë se ajo që mendonin shkencëtarët
3. Vaji esencial i portokallit shuan dhimbjen
Një studim i publikuar në “Indian Journal of Palliative Care” sugjeron se aroma e vajit esencial të portokallit mund të zvogëlojë dhimbjen.
Në studimin e tyre, pacientët që ishin në një dhomë urgjence në spital për trajtimin e kockave të thyera e që iu dha një tampon që përmbante katër pika të vajit të portokallit, përjetuan nivele dukshëm më të ulëta të dhimbjes se pacientët e tjerë që nuk iu dha vaji.
4. Rritja e disponimit
Një studim i botuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry” zbuloi se thithja e aromës së vajit esencial të portokallit zvogëloi ndjeshëm shenjat e depresionit te pjesëmarrësit, plus nivelet e rregulluara të hormoneve të trurit që luajnë një rol kyç në humor dhe depresion.
5. Vaji i portokallit rrit energjinë
Në një studim të publikuar në revistën “Molecules” thotë se 26 përzierjet aromatike në vajin e portokallit stimulojnë sistemin nervor simpatik, i cili çon në një shpërthim energjie, plus nxit djegien e glukozës dhe yndyrës në indet muskulore. Dyfishon energjinë dhe qëndrueshmërinë për pothuajse dy orë pas nuhatjes.
6. Zvogëlon stresin dhe parandalon shtimin e peshës
Një studim i kohëve të fundit në “Journal of Building Engineering” shqyrtoi përdorimin e vajit esencial të portokallit gjatë pauzës të punës dhe se si i ndihmonte njerëzit të relaksoheshin.
Edhe
Të mirat që i sjell shëndetit portokalli
U konstatua se kur pjesëmarrësit bënë një pushim në një dhomë ku po shpërndahej vaji esencial i portokallit, atyre iu rregulluan të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrja.
Hulumtimet sugjerojnë edhe se konsumimi i vajit esencial të portokallit mund të jetë ide e zgjuar për njerëzit që përpiqen të humbin peshë. Në një studim të botuar në revistën “Bioscience, Biotechnology and Biochemistry”, minjve me mbipeshë që ju dha një kapsulë vaji esencial portokalli për 15 ditë shtuan 41% më pak peshë sesa minjtë që nuk morën kapsulë.