Një ushtar mikroskopik do të luftojë kancerin me ndihmën e gjenetikës. Studiuesit e Universitetit të Gjenevës dhe Bazelit kanë arritur që të modifikojnë një virus për të luftuar kancerin, duke sulmuar qelizat kancerogjene.
“Testet e para janë realizuar tek minjtë dhe kanë dhënë rezultate pozitive. Sistemi imunitar i njeriut nuk reagon përballë shumicës së qelizave kancerogjene, transmeton Shqip. Rasti ndryshon kur ai përballet me një virus “, shpjegojnë studiuesit e dy universiteteve në një deklaratë të përbashkët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBazuar në këtë aksiomë, shkencëtarët kanë izoluar virusin lymphocytic- koriomeningjitit, një sëmundje virale tek brejtësit. Pasi e bënë këtë virues të padëmshëm, kanë shtuar proteina nga qelizat e kancerit. Kërkuesit në vazhdim kanë vëzhguar se si virusi i injektuar tek minjtë, stimulon sistemin imunitar, që nga ana e tij identifikon si të rrezikshme proteinat e dëmshme e qelizave kancerogjene. Më pas ata prodhojnë limfocitet T, cito-toksike që eliminojnë qelizat e infektuara. Për disa tumore, rezultatet janë shumë të larta, krahasuar me ato të imunoterapisë. Studimi është publikuar në revistën ‘Nature Communications’.