Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Eksperimenti me 16 pacientë vlerësohet si hap përpara në mjekimin e kancerit

16 pacientëve me kancer u është rimodeluar sistemi i tyre imunitar, në atë mënyrë që të sulmojë tumoret e tyre.

Studimi eksperimental po vlerësohet si hap përpara në trajtimin e sëmundjes.

Në këtë eksperiment secili pacient iu nënshtrua një trajtimit të veçantë, i cili synonte pikat specifike të dobëta në tumorin e tyre.

Siç raporton BBC-ja, është tepër herët për të vlerësuar plotësisht efektshmërinë e terapisë. Gjithashtu thuhet se ajo është e shtrenjtë dhe kërkon kohë për tu aplikuar.

Trajtimi përqendrohet në një pjesë të sistemit imunitar të quajtur qelizat T, të cilat kontrollojnë qelizat e tjera për probleme.

Ato përdorin proteina të quajtura receptorë, për të nuhatur në mënyrë të efektshme shenjat e infeksionit ose të qelizave që janë bërë kanceroze.

Edhe Njerëzit që jetojnë mbi 100 vjeç kanë më shumë qeliza imunitare që luftojnë kancerin Lifestyle Njerëzit që jetojnë mbi 100 vjeç kanë më shumë qeliza imunitare që luftojnë kancerin

Megjithëkëtë mund të jetë e vështirë që qelizat T, t'i pikasin ato kanceroze, pasi ato janë një version i korruptuar i qelizave tona.

Ideja e terapisë është të rrisë nivelet e qelizave T, që pikasin kancerin. Ajo duhet të përshtatet për çdo pacient pasi çdo tumor është unik.

Transformimi i qelizave T në një formë që mund të sulmojnë kancerin, kërkon manipulim të konsiderueshëm gjenetik.