Vaksinat kundër COVID-19 nuk jepen gjithmonë në mënyrë korrekte, vlerësojnë mjekët, pasi kanë parë vaksinimin e danezëve në TV. Sipas tyre, ky mund të jetë shkaku për efektet serioze anësore, siç është mpiksja e gjakut, për të cilën po hetohet vaksina e AstraZenecas.
Specialisti, Tobias Sorensen, shikoi fotografitë e shfaqura nga “DR” nga vaksinat e para. Si ish-mjek i përgjithshëm, pasi ka dal tanimë në pension, ka vaksinuar mijëra pacientë dhe ajo që pa në ekran e bëri të befasohet.
Teknika e dhënies së vaksinës ishte e mangët, për të thënë më të paktën.
Torben Sorensen mund të shihte që njerëzit që vaksinonin qytetarët nuk ndiqnin standardin e teknikës së mirë të vaksinimit dhe kur ai më pas dëgjoi se vaksina e AstraZenecas dyshohej për efekte anësore serioze, bëri dy dhe dy bashkë. Ai kontaktoi Niels Hoibyn, një kryemjek dhe profesor i mikrobiologjisë klinike në Ringshospitalet, për të diskutuar këtë me të.
Hoiby kishte vërejtur të njëjtën teknikë të dobët të vaksinimit dhe i dha të drejtë Sorensenit, se kjo mund të jetë arsyeja për efektet serioze anësore, si mpiksja e gjakut, shkaku i së cilës disa shtete kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZenecas. E njëjta mund të ndodhë edhe me vaksinat tjera.
“Nëse vaksina është dhënë gabimisht dhe prek qarkullimin e gjakut – e jo vetëm muskujt e shpatullave – ajo mund të jap rastin më të keq një reagim kaq të dhunshëm, sistematik dhe inflamator, që mund të çojë në shumë mpiksje të vogla të gjaku, ndër të tjera, në mushkëri”, thotë Niels Hoiby.
Edhe
Danimarka suspendon vaksinën AstraZeneca pas dyshimeve për efekte anësore të saj
Që nga biseda me Torben Sorensenin, Hoiby ka hyrë në literaturë shkencore dhe është konsultuar me kolegët tjerë, dhe ai tash e vlerëson se teknika e dobët e dhënies së vaksinës është shpjegim i mundshëm për efektet anësore të vëzhguara.
“Kur vaksinon është e rëndësishme që të siguroheni që vaksina të mos shkojë direkt në qarkullim të gjakut. Gjilpëra duhet të tërhiqet pak, dhe nëse gjaku hyn në kumëzën e gjilpërës, kjo tregon që koka e gjilpërës ka goditur një nga enët e gjakut në muskulin e shpatullave”, thotë Sorensen.
-
Shkencëtarët mendojnë se gjetën shkakun e mpiksjes së gjakut me vaksinën e AstraZenecas
-
COVID-19: Komplikimet nga vaksinat, shumëfish më të pakta se rreziqet e virusit
-
Guardian: Sindroma e rrallë e mpiksjes së gjakut nga “AstraZeneca” me shkallë të lartë mortaliteti
-
Mpiksjet e gjakut nga vaksina e AstraZenecas, ndonëse të rralla kanë shkallë të lartë të vdekshmërisë