Danimarka ka suspenduar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për dy javë pas lajmeve se kjo vaksinë ka shkaktuar mpiksje të gjakut tek disa pacientë.
Ditë më parë të njëjtën gjë e kishin bërë edhe disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian, raporton CNN.
Ministri danez i Shëndetësisë Magnus Heunicke tha të enjten se autoritetet janë duke shikuar për “shenjat e mundshme të efekteve anësore në formë të mpiksjes fatale të gjakut”.
Ai ka shtuar se kjo është një masë që është ndërmarrë ndonëse siç ka thënë, nuk ka konkluzione të sakta se mpiksja e gjakut është e lidhur me vaksinën e AstraZenecas.
“Po veprojmë herët, kjo duhet të hulumtohet”, ka thënë Heunicke në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Danimarka e ndërpret plotësisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”
-
Mjekët danezë mendojnë se teknika jo e mirë e vaksinimit mund të jetë shkaktar i mpiksjes së gjakut
-
Të diturat dhe të paditurat mbi vaksinën e “AstraZenecas”
-
Edhe Suedia e Luksemburgu pezullojnë vaksinën e AstraZenecas
-
Një grua daneze vdes pasi mori vaksinën e AstraZenecas