Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Miratohet vaksina e re kundër koronavirusit

Miratohet vaksina e re kundër koronavirusit

Vaksina e krijuar nga “Valneva”, e cila e ka fabrikën në Livingston afër Edinburgut, është vaksina e gjashtë COVID-19 që i është dhënë autorizimi nga MHRA-ja. Në prova, rezultatet e gjakut nga vullnetarët që morën injeksionin kishin nivele të larta të antitrupave neutralizues kundër virusit pandemik

Vaksina e re kundër COVID-19 është miratuar për përdorim nga rregullatorët në Britaninë e Madhe.

Ajo është prodhuar nga “Valneva” duke përdorur teknologji më tradicionale – e ngjashme me mënyrën se si bëhen vaksinat kundër poliomielitit dhe gripit.

Vaksina përmban një kopje të virusit, i cili është i paaktivizuar, kështu që nuk mund ta shkaktojë sëmundjen, mirëpo e mëson trupin se si ta luftojë atë.

Britania duhej të merrte 100 milionë doza, mirëpo qeveria e anuloi marrëveshjen në shtator për shkak të një “shkeljeje detyrimesh”. Kompania e mohoi rreptësisht akuzën e qeverisë.

Edhe Oksfordi fillon provën e parë të vaksinës për variantin Bundibugyo të Ebolës Botë 1 j. më parë Oksfordi fillon provën e parë të vaksinës për variantin Bundibugyo të Ebolës

Dr. June Raine, shef ekzekutiv i Agjencisë Rregullatore të Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor në Britaninë e Madhe, ka theksuar se miratimi pasoi “një rishikim rigoroz të sigurisë, cilësisë dhe të efektivitetit të kësaj vaksine”.

Ashtu si me vaksinat “AstraZeneca” dhe “Pfizer”, kjo është krijuar për t’u dhënë në dy doza.

Profesori Sir Munir Piromohamed, nga Komisioni për Barnat Njerëzore – i cili kishe udhëhequr mbikëqyrjen, ka thënë: “Ne kemi këshilluar që bilanci i rrezikuar i përfitimit është pozitiv. Vaksina është miratuar për përdorim te njerëzit e moshës 18 deri në 50 vjeç, me dozën e parë dhe të dytën, të cilat merren të paktën me 28 ditë diferencë”.

Vaksina e krijuar nga “Valneva”, e cila e ka fabrikën në Livingston afër Edinburgut, është vaksina e gjashtë COVID-19 që i është dhënë autorizimi nga MHRA-ja.

Në prova, rezultatet e gjakut nga vullnetarët që morën injeksionin kishin nivele të larta të antitrupave neutralizues kundër virusit pandemik.

Ky lloj i vaksinës ia kaloi “AstraZenecas” në këtë masë në testet kokë më kokë.

Ekspertët kanë bërë të ditur se është e mundur që duke përdorur të gjithë virusin – në vend të proteinës- vaksina mund të jetë më e dobishme kundër varianteve të ardhshme të COVID-it.

Profesori Adam Finn, i cili i ka mbikëqyrur provat ka thënë: “Në emër të të gjithë pjesëmarrësve në provat klinike që e kanë mbështetur këtë autorizim, që u krye në Britani, dhe të gjithë ekipeve klinike dhe laboratorike të përfshira, dëshiroj ta shpreh kënaqësinë për të treguar se kjo vaksinë tashmë është miratuar.

“Vaksina luan rol të rëndësishëm në përpjekjet e vazhdueshme globale për ta luftuar pandeminë”.

Edhe Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës Lifestyle 4 j. më parë Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës

Ndërkaq, vaksina “Valneva” për COVID-19, që Britania e Madhe e kishte anuluar me një porosi prej 100 milionë dozash në shtatorin e vitit të kaluar, funksionon mirë në përmirësimin e sistemit imunitar për ta luftuar koronavirusin, kanë treguar rezultatet e provës së fazës së tretë.

Rezultatet e gjakut nga vullnetarët që kishin marrë injeksionin kishin nivele të larta të antritrupave neutralizues kundër virusit pandemik.

Valneva kishte kërkuar miratimin rregullator për vaksinën e saj, të prodhuar në Skoci.

Kompania farmaceutike franceze, “Valneva”, ka bërë të ditur se vaksina kishte një “shkallë të serokonversionit të antitrupave neutralizues mbi 95%” dhe nuk kishte raste të rënda të Covidit të parë në provë pavarësisht varianteve të tilla si Delta, që dikur ishin në qarkullim.

Studiuesi kryesor, Prof. Adam Finn, nga Universiteti i Bristolit, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se rezultatet ishin “mbresëlënëse dhe jashtëzakonisht inkurajuese”.

“Këto rezultate tregojnë se ky kandidat për vaksinë është në rrugën e duhur për të luajtur një rol të rëndësishëm në tejkalimin e pandemisë”, ka shtuar ai.

“Valneva” shpreson që fillimisht të miratohet vaksina për ata të moshës nga 18 deri në 55 vjeç, bazuar në grupmoshën e njerëzve në provë.

Kompania ka bërë të ditur se ka filluar procesin e miratimit të vaksinës me rregullatorin shëndetësor të Britanisë së Madhe dhe po përgatitet të paraqesë një kërkesë me Agjencinë Evropiane të Barnave.

Edhe Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru Lifestyle 1 muaj më parë Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru

Profesoresha Penny Ward, eksperte farmaceutike në King's College në Londër: “Siç e dimë, Qeveria e Britanisë së Madhe është në mosmarrëveshje me ‘Valnevan’ dhe ka anuluar deri në 100 milionë doza, të vendosura nga Vaccines Taskforce në vitin 2020, në muajin shtator.

“Rezultatet e sotme tregojnë se ky vendim mund të tërhiqet, mirëpo për shkak të kësaj, ‘Valneva’ mund të jetë në gjendje të sigurojë një furnizim të menjëhershëm të kësaj vaksine për vendet e tjera që luftojnë me kërkesat e transportit në frigoriferë të vaksinave të tjera, më të shtrenjta”.