Siguria në çmimet e energjisë elektrike mbetet shqetësim për qytetarët në vend edhe për vitin e ardhshëm. Po ashtu, rritja e përgjithshme e çmimeve ka ndikuar çdo faktor të jetës së përditshme, ndaj mënyrat e zgjuara për të ulur kostot janë gjithnjë një zgjidhje e sigurt.
Edhe pse në ditët e sotme mund të gjenden shumë pajisje elektronike e sidomos ato elektroshtëpiake të afta për të kursyer energji, kjo mund të arrihet edhe me ndryshimin e zakoneve të përditshme, pa pasur nevojën e zëvendësimit të të gjithë pajisjeve të vjetra.
Disa sugjerime që mund të ndihmojnë në uljen e tarifës së faturës mujore të energjisë elektrike:
Hapja e perdeve në orët e ngrohta
Ka nga ata njerëz që preferojnë ambientet e errëta, megjithatë kjo nuk mund të jetë zgjidhja më e zgjuar për faturën e energjisë. Nëse nuk hapen asnjëherë perdet gjatë orëve të ngrohta të ditës për të lejuar diellin të depërtojë brenda, shpenzohet shumë energji.
Edhe
Si ta kurseni energjinë elektrike gjatë ditëve të ftohta
Drita natyrale e diellit është një nga metodat më natyrale dhe pa asnjë kosto të ngrohjes së shtëpisë.
Riparimi i dritareve dhe dyerve
Nëse ka dyer dhe dritare të dëmtuara në shtëpi, është koha të merren masa për to.
Mbushja e hapësirave të krijuara në kornizat e dyerve ose dritareve, apo zëvendësimi i dritareve dhe dyerve të vjetra, mund të përmirësojë izolimin e shtëpisë.
Edhe pse kjo mund të kushtojë dhe të kërkojë kohë, mbetet një mënyrë e mirë për të mos lejuar ajrin e ftohtë të futet brenda dhe të ngrohtin të dalë jashtë.
Përdorimi me mençuri i ngrohëses
Ngrohësit në përgjithësi janë projektuar për të ngrohur njerëzit dhe jo hapësirën. Ato punojnë në mënyrë më efikase në një ambient të vogël, dhe kur janë të vendosur në drejtim të një ose dy personave. Prandaj këshillohet që ngrohësi të drejtohet nga vetja dhe të mbyllen dyert për të mbajtur ajrin e ngrohtë. Megjithatë, nuk duhet të përdoret me orare të zgjatura për shkak të kostos së lartë.
Edhe
Mënyrat më të mira për të kursyer rrymën gjatë ditëve të ftohta
Ulja e temperaturës së ujit të ngrohtë
Ngrohësit e ujit shpesh vendosen në temperatura shumë të larta për ta nxehur atë shumë më shpejt, por ulja e temperaturës mund të ndihmojë të kursehet energjia. /Agroweb