Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Menaxhimi i frikës së fëmijëve nga koronavirusi

Foto: Reuters/ Ilustrim

Paniku që ka shkaktuar koronavirusi është i dukshëm në vend.

Në shumicën e hapësirave publike vërehet frekuentimi gjithnjë e më i paktë i qytetarëve, me përjashtim të parqeve të qytetit.

E kur flasim për shqetësimin që ngjall paniku nga një virus i tillë, janë fëmijët mosha më e ndjeshme që lehtësisht mund të ballafaqohen me ankth nga informacionet e vazhdueshme lidhur me virusin COVID-19.

Se duhet bërë seleksionimi i informacionit që prindërit t’ua japin fëmijëve lidhur me virusin e thotë psikologia Rrezarta Sadiku, raporton SOT në KTV.

Sipas psikologes, prindërit luajnë rol kyç në menaxhimin e frikës së fëmijëve ndaj viruseve të tilla, duke kaluar kohë të vyeshme me ta.

Edhe Një ekuilibër në mes të sigurisë së shëndetit të fëmijëve në kohë pandemie dhe aspektit social-emocional të tyre Lifestyle Një ekuilibër në mes të sigurisë së shëndetit të fëmijëve në kohë pandemie dhe aspektit social-emocional të tyre

Kureshtjen e fëmijëve ndaj ngjarjeve të tilla, varësisht nga mosha, prindërit duhet ta mbajnë larg, sipas Rrezarta Sadikut.

Aktivitetet e ndryshme, lojërat atraktive e leximi janë disa nga format e shmangies së frikës së fëmijëve nga situata si kjo.