E hënë - e premte
12:25
Matematika është kudo! Gjatë javës në KTV – ndiqni programin “Magjia e numrave” i cili ua sjell në shtëpi matematikën në formë argëtuese duke ju bërë t’i kuptoni sekretet prapa numrave.
Shikuesit do të mund t’i zbulojnë aftësitë mahnitëse matematikore duke provuar këto eksperimente të lezetshme në shtëpi.
Nga e hëna deri të premten në orën 12:25 vjen seria për fëmijë “Magjia e numrave”, e cila pasohet nga filmi i animuar, tashmë i popullarizuar “Koha e Timit”.