Kur tejkalohet mosha e pubertetit, zakonisht mendohet se tejkalohen edhe problemet me akne.
Por, dermatologët po bëjnë thirrje për kujdes ndaj lëkurës, sidomos pasi të kalohet mosha e pubertetit, raporton The New York Times.
Kjo sepse atëherë shumë ndryshime në organizëm mund të sjellin problemet me lëkurën e fytyrës, përfshirë këtu ndryshimet në hormone.
Puçrrat në fytyrë tek të rriturit ndodhin zakonisht prej mos kujdesit të duhur ndaj lëkurës. Dermatologët kanë thënë se kjo vjen edhe si pasojë e mosinformimit të duhur rreth përmbajtjes së produkteve të cilat ata i përdorin për lëkurë.
Por lajmi i mirë është se puçrrat tek të rriturit mund të menaxhohen shumë më lehtë.
Zakonisht aknet mund të trajtohen duke bërë një rutinë të thjeshtë të kujdesit ndaj lëkurës.
Përdorimi i produkteve kozmetike që përmbajnë “benzoyl peroksid” ka treguar rezultate të mira, sepse ky përbërës largon yndyrën e tepërt dhe ka veti antibakteriale që ndihmon në pastrimin e poreve.
Dermatologia Lauren Ploch ka thënë se ilaçi me emrin “Adapalene” që ka përmbajtje të retinoideve ndihmon në largimin puçrrave.
Edhe prodhime të tjera kozmetike që përmbajnë acid salicylic gjithashtu ndihmojnë në pastrimin e thellë të poreve. Ky acid largon qelizat e vdekura dhe parandalon mbylljen e poreve.
Por doktoresha ka thënë se këto produkte nuk duhet të përdoren nga dikush që ka lëkurë të thatë sepse do ta thajnë atë edhe më shumë. Për këta individ ajo ka këshilluar të përdorin produkte me acid glycolic e pastrues të butë që pastrojnë lëkurën pa e tharë atë.
Edhe
Si të kurohen aknet te të rriturit
Rezultatet pas mirëmbajtjes së rregullt të lëkurës shihen pas afërsisht gjashtë javësh.
Ploch gjithashtu ka cekur se nuk duhet anashkaluar kremin hidratuese për lëkurë që përdoret rregullisht gjatë ditës, kremin e natës si dhe më të rëndësishmin kremin kundër diellit.
Ploch gjithashtu ka cekur se edhe ilaçet që përmbajnë testosteron, si kontraceptivët, e edhe suplemtet si vitamina B dhe proteina sjellin probleme në lëkurë.
Stresi është faktori kryesor që mund të shkaktoj akne tek individët me lëkurë të yndyrshme për shkak se rrit sasinë e hormonit cortisol, e ky i fundit rrit prodhimin e yndyrës në lëkurë.
Stresi gjithashtu ndikon edhe në sfera të tjera të jetës si tek të ushqyerit dhe gjumi, faktorë këta që gjithashtu ndikojnë në prodhimin e yndyrës në fytyrë.