Lifestyle

Konsumimi i përditshëm i kafesë mund të ndihmojë në humbjen e peshës

Kafe

Zakoni i përditshëm i pirjes së kafesë mund t'u ndihmojë të humbni peshë, veçanërisht në heqjen e depozitave të yndyrës nga beli, shkruan revista “Eat This, Not That”.

Nutricionistja Laura Burak përmend përfitimet e konsumimit të kafesë nëse doni të humbni peshë dhe thekson se kafeja nuk duhet të zëvendësojë vaktet apo ushqimet. Burak thotë se një filxhan kafe e zezë ka rreth pesë kalori, gjë që e bën atë një pije ideale nëse jemi në një dietë të caktuar.

Si fillim, kafeja mund t'ju ndihmojë të ndiheni të ngopur, që do të thotë se mund t'ju ndihmojë të shmangni ngrënien e tepërt ose ushqimet e pashëndetshme. Gjithashtu ju jep nxitje për energji dhe rrit metabolizmin tuaj.

Sasia e kafeinës në kafe do t'ju japë energji dhe do t'ju motivojë për stërvitje dhe pjesën tjetër të ditës. Nutricionistja Burak thekson se, përveç kësaj, është e nevojshme të fokusohemi te gjumi cilësor dhe se nuk duhet të ekzagjerojmë marrjen e kafesë si justifikim për mungesën e energjisë.

Ajo që pohon nutricionistja është se duhet të shmangni kafen me aditivë si qumështi dhe sheqeri, pasi kjo do të ngadalësojë progresin e humbjes së peshës.