Lifestyle

Konsumi i djathërave rrit aftësitë kognitive

Djath

Një studim i fundit që është bërë nga “Miltidiciplinary Digital Instute”, ka treguar se konsumi i djathit po shënon rritje në aftësitë kognitive te personat pak më të moshuar.

Produktet e qumështit kanë qenë nën mikroskop së fundmi përgjatë studimit që dha rezultat se këto produkte po i ndihmojnë shumë trurit.

Studiuesit analizuan të dhënat e 1516 pjesëmarrësve të moshës 65-vjeçare e më shumë të cilët ishin të vendosur në Tokio të Japonisë. Pjesëmarrësit në studim shënuan të dhënat e tyre ditore dhe shkruanin më shumë detaje gjatë kohës kur konsumonin djathëra.

Aftësitë e tyre kognitive kontrolloheshin me mënyrat përkatëse. Pas analizës rigoroze të këtyre rezultateve duke përfshirë në to edhe aktivitetin fizik, mënyrën e të ngrënit, moshën, etj; doli se ata që konsumuan djathërat kishin aftësi më të mira njohëse.

"Megjithëse studimi i tanishëm ishte një analizë e të dhënave të moshuarve japonezë, rezultatet tregojnë se konsumi i djathit rezultoi pozitiv në anën e aftësive njohëse. Në të ardhmen, një analizë me e detajuar ndoshta mund të na sjellë rezultate të nevojshme në mënyrë që të dihet shkaku”, konkluduan studiuesit.

Aftësitë kognitive përfshijnë aktivitetet mendore si vëmendja, të folurit, kujtesa, perceptimi, zgjidhja e problemeve, të menduarit dhe aktivitete të tjera.

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi