Nëse keni qenë online javët e fundit sigurisht keni hasur në lajmin për trendin e ri të dëmshëm të internetit, i cili është përhapur tek fëmijët dhe adoleshentët në Shtetet e Bashkuara.
E ashtuquajtura sfida "Tide Pod" është bërë virale, dhe ka të bëjë me gëlltitjen e kapsulave për lavatriçe në formën e qeskave apo jastëkëve. Trendi alarmues i videoxhirimeve të adoleshentëve të cilët i përtypin kapsulat e rrezikshme të detergjentit i ka tronditur rrjetet sociale, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSe si saktësisht kapsulat e tilla plot me detergjent e shkatërrojnë trupin, kanë shpjeguar ekspertët. Gëlltitja, në fakt, mund të shkaktojë djegie kimike në çdo pjesë të trupit të prekur.
Sfida e parë e gëlltitjes së kapsulës së koncentruar me detergjent u bë virale më 7 janar dhe që nga ajo datë rreth 40 adoleshentë amerikanë përfunduan në spital për helmim. Detergjenti përmban kimikate të shumta të cilat në sasi të vogla mund të jenë relativisht të sigurta, por kur janë të kondensuara në kapsula, përbërësit mund t’i sulmojnë membranat qelizore dhe të shkaktojë djegie kimike të lëkurës, gojës, syve, fytit dhe traktit gastrointestinal.
Detergjenti është paketuar shumë në kapsulë dhe është mbyllur me një membranë plastike, gjë që e jep një presion të caktuar. "Nëse e gëlltitni dhe ju shkon në fyt, aty fillon rreziku," thotë Henry Spiller nga qendra spitalore për helmim në Ohio.
Gjëja e parë që vërehet sapo të kafshohet kapsula është një shije e hidhur dhe e pakëndshme. Kjo është për shkak të benzoatit denatoniumik, përbërësit të shtuar pikërisht për njerëzit (kryesisht fëmijët që përpiqen ta provojnë) për t’i zmbrapsur nga gëlltitja.
Problemi, megjithatë, ndodhi sepse adoleshentët filluan të garojnë në gëlltitjen pikërisht për shkak se detergjenti është me shije jashtëzakonisht të pakëndshme. Më e keqja është se sapo kapsula shpërbëhet në gojë, mund të jetë tepër vonë për ta riparuar dëmin, edhe nëse menjëherë e pështyni përmbajtjen.
"Irritimi çon në kollitje dhe nauze tek shumica e njerëzve", thotë Spiller. Meqë kapsula nuk shpërndahet si detergjenti i paketuar në shishe, kimikatet shumë të koncentruara në sapun menjëherë shpërthejnë në momentet e kontaktit.
"Nëse kjo ju mbërrin në pjesën e prapme të fytit, epiglotis dhe faring dhe qëndron atje për një kohë të shkurtër, atëherë tekstualisht ju digjet indi," shpjegon Spiller. Djegia e faringut ose e gojës mund ta bëjë ngrënien, pirjen apo edhe vetë frymëmarrjen shumë të dhimbshme dhe të vështirë. Nëse epiglotisi digjet (kapaku i indit i cili i mbulon rrugët e frymëmarrjes, ashtu që ushqimi dhe lëngjet të mos hyjnë në mushkëri), ai mund të fryhet dhe të mos hapet si duhet dhe kështu mund të vijë deri tek vështirësitë me dërgimin e ajrit në mushkëri.
Kur kimikatet arrijnë në mushkëri, ato i djegin qeset e brishta të ajrit përmes të cilave trupi e absorbon oksigjenin dhe e liron dioksidin e karbonit. Kur këto inde digjen me preparatet e koncentruara, "shkëmbimi i ajrit nuk funksionon mirë." Shkëmbimi i dështuar i ajrit kështu mund ta lë njeriun pa oksigjen ose hipoksik, gjë që nga ana tjetër mund ta ndrydhë sistemin nervor qendror.
Në raste të rralla fëmijët gjithashtu përfundojnë në gjendje kome, e cila ndonjëherë zgjat ditë të tëra pasi të gëlltitin detergjent, thotë Spiller.