Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Këto janë disa prej këshillave nëse keni probleme me gërhitje

Rreth 56 për qind të njerëzve gërhijnë ose kanë partnerin që gërhin, ka zbuluar një studim i ri.

Sipas studimit, rreth 54 për qind e tyre përdorin disa truqe për ta provuar ta ndalin zhurmën.

Shirita të hundës, sprej apo zmadhues të hundës, një dush i nxehtë para gjumit dhe edhe gjumë ulur, të gjitha këto janë në listën e 30 truqeve.

Por, janë dy këshilla që mund të ju habisin, siç zbuluar një studim i porositur nga “Mute Snoring”.

Këto përfshijnë vendosja e një gote me ujë pranë shtratit dhe vendosja e një topi të tenisit në shpinë që të mos u lë të flini në shpinë.

Edhe Sëmundjet serioze që mund të shkaktojë gërhitja gjatë natës Lifestyle Sëmundjet serioze që mund të shkaktojë gërhitja gjatë natës

Disa njerëz të tjerë shmangin alkoolin para gjumit apo në tërësi, ndërsa disa kanë thënë se vendosin një kapëse në hundë.

Steve Smith, drejtor i “Mute Snoring”, ka thënë: “Gërhitja mund të jetë shkatërruese dhe njerëzit janë të gatshëm të japin thuajse çdo gjë për ta ndaluar atë. Dhe ndërsa disa prej gjërave që aplikohen janë të zakonshme, ka disa mjaft të pazakonta. Përdorimi i jastëkëve shtesë apo hapja e rrugëve të frymëmarrjes mund të ndihmojnë në ndalim të gërhitjes, gjëra të tilla si dushi i nxehtë para gjumit, gjumi me kokë poshtë në shtrat dhe mbajtja e një maske të syve, nuk ndihmojnë edhe aq”.

Smith ka thënë se sipas studimeve obezët kanë më tepër gjasa të jenë gërhitës.

“Gërhitja nuk duhet të jetë diçka që thjesht e duroni. Me strategji të shëndosha, ju me të vërtetë mund ta zvogëloni ose eliminoni zhurmën e gërhitjes në dhomën tuaj të gjumit”, ka thënë Smith.

Olivia Arezzolo, një eksperte, ka zbuluar pesë këshillat kryesore për ta reduktuar gërhitjen.

Reduktoni alkoolin

Alkooli është faktori kryesor i rrezikut për gërhitje: ai relakson muskujt në rrugën e sipërme të frymëmarrjes, duke bërë që të shemben gjatë natës dhe të forcohet gërhitje

Edhe Fjetja në krah për ta mposhtur gërhitjen Lifestyle Fjetja në krah për ta mposhtur gërhitjen

Flini në krah

Duke fjetur në shpinë, ju e përkeqësoni gërhitjen – megjithatë, duke fjetur në krah, apo duke pasur fytyrën anash, kjo e redukton gërhitjen.

Sigurohuni të keni peshë të shëndetshme

Ulja e peshës për ata që kanë peshë të tepërt mund të përmirësojë situatën sa i përket gërhitjes. Madje në disa raste mund të eliminohet gërhitja tërësisht.

Shqyrtoni përdorimin e një zgjeruesi të hundës

Një zgjidhje të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë që mund të ndihmojë në lehtësimin e frymëmarrjes gjatë natës, është përdorimi i një zgjeruesi të hundës.

Edhe Pozicioni i preferuar i gjumit mund të dëmtojë shëndetin në disa mënyra Lifestyle Pozicioni i preferuar i gjumit mund të dëmtojë shëndetin në disa mënyra

Përmirësoni cilësinë e ajrit

Një ambient i ajrosur mirë dhe me kualitet të mirë të ajrit, zvogëlon rrezikun që gërhitja të jetë për shkak të ajrit të ndotur apo grimcave që shkaktojnë alergji – të cilat mund të çojnë në irritim të rrugëve të frymëmarrjes, bllokim apo përforcim të gërhitjes.