Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Karantina e një nëne me fëmijën me sindromën Down

Dhoma e gjumit gjatë muajve të pandemisë vazhdon të jetë ambienti më i dashur për Eloida Aliajn.

Të hulumtojë në internet e të dëgjojë këngët e artistëve të saj të preferuar, po i jep asaj kënaqësi të mjaftueshme për të kaluar ditët e izolimit.

Ela, siç e quajnë familjarët e miqtë e saj të afërt, ka disa vjet që punon si asistente stomatologu, por rutinën e punës e ndërpreu që nga përhapja e virusit.

Në çdo hap që bën Eloida i gjendet pranë e ëma e saj Indira, sipas së cilës vajza e saj me sindromën Down ia bën jetën më të ëmbël, raporton KOHA.

Se është e zonja, 19-vjeçarja nga Ferizaj e dëshmon edhe me pasionin që ka për kuzhinën, këndin ku ka ndërtuar rutinën e saj ditore së bashku me të ëmën.

Edhe Në Ferizaj rritet vetëdijesimi për personat me sindromën down Arbëri Në Ferizaj rritet vetëdijesimi për personat me sindromën down

Ta njoftojë vajzën për virusin dhe pasojat e tij, Indira e konsideroi si veprim të duhur, aq sa thekson se ishte e përpiktë në mbajtjen e higjienës.

Me buzëqeshje në fytyrë, Eloida ka një porosi të cilën e lidh me situatën pandemike.