Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ilaçi i ri kundër kancerit më “i lehtë” se kimioterapia

Disa fëmijë që kanë kancer janë duke marrë një tjetër trajtim që është më pak toksik se kimioterapia, raporton BBC.

Një 11 vjeçar që quhet Arthur, është i pari që e ka provuar ilaçin në Londër.

Familja e tij e ka quajtur këtë terapi “rreze dielli” pasi që ka kryer punë mirë duke mos e bërë Arthurin të ndihet më keq. Ai gjithashtu ka mundur të kalojë shumë më shumë kohë me familjen duke mos pasur nevojë të qëndrojë në spital për kohë të gjatë.

Ilaçi quhet “Blina” dhe është i licencuar për të trajtuar kancerit tek të rriturit dhe ekspertët kanë shpresë se ky ilaç po jep rezultate të mira edhe tek fëmijët.

20 qendra për trajtimin e kancerit në Britani, po e përdorin “Blinën” edhe për fëmijët që janë diagnostikuar me llojin e kancerit të gjakut – Leukemi akute apo e njohur si B-cell acute lymphoblastic leukaemia (B-ALL).

Ilaçi funksionin si imunoterapi që kërkon qelizat kancerogjene në mënyrë që sistemi imuntar i trupit t’i njohë e t’i shkatërrojë.

E mira e këtij ilaçi është se nuk preken qelizat e shëndetshme, siç bëhet me kimioterapi.

Doktorët kanë bërë të ditur se ilaçi “Blina” mund të zëvendësojë shumë pjesë të mëdha të kimioterapisë, ndoshta më shumë se 80%.

Hematologu Ajay Vora ka thënë se kimioterapitë janë helme që mbysin qelizat leukematike por gjithashtu mbysin dhe dëmtojnë qeliza të shëndetshme. Kjo është ajo që shkakton efektet anësore.

“‘Blina’ është tretman më i butë dhe më i mirë”, ka thënë ai.

Image

Edhe një tjetër terapi për ta trajtuar kancerin, që njihet si terapia “T-cell”, është vënë së fundmi në dispozicion, po është më e kushtueshme se “Blina”.

Duke ju falënderuar “Blinas”, familja e Arthurit ka bërë të ditur se ai e ka mundur kancerin.

“Ishte Viti i Ri kur e kuptuam se ‘Blina’ e ka bërë efektin e saj dhe Arthuri nuk ka më qeliza koncerogjene prezentë në trup. Ishte e mrekullueshme dhe kemi pasur festë të dyfishtë”, ka thënë Sandrine, nëna e Arthurit.

Artikuj të ngjashëm