Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

H&M në bashkëpunim me Moschino

Bashkëpunimi më i ri i markave të njohura, do të jetë mes H&M dhe Moschino.

Jeremy Scott, ka njoftuar publikisht se do të punojë me Moschinon.

H&M, pa hezituar lajmin e ka konfirmuar edhe me një postim në Instagram. Marka e njohur e veshjeve zbuloi se koleksioni do të nisë më 8 nëntor 2018.

“Prisni! Ne jemi duke bashkëpunuar me markën më të bukur dhe më karizmatike të modës, @Moschino”, ka shkruar H&M.

Ky është bashkëpunimi i parë mes dy markave të njohura. H&M, më parë ka bashkëpunuar edhe me dizajnerë të njphur si Balmain, Karl Lagerfeld, Stella McCartney, Alexander Wang, Versace, Erdem dhe Marni, por kjo e fundit, thotë të jetë më e veçantë.

Artikuj të ngjashëm