Aktorët legjendar, Robert De Niro e Al Pacino janë bashkuar sërish.

Ikonat më të mëdha të kinematografisë, të cilët më herët janë parë duke luajtur bashkë në filma si “Irish Man” në vitin 2019, “ Righteus Kill” në vitin 2008, “Heat” në vitin 1995 si dhe në filmin e vititi 1974 “The Godfather”, janë ribashkuar për kampanjën më të re të marketingut të brendit “Moncler”.

“Më ngrohtë së bashku”, është sllogani i kësaj kampanje, e cila paraqet miqësinë e vërtetë si ngrohtësi për shpirtin në ditë të ftohta.
Aktorët shihen me xhaketa nga brendi duke biseduar për jetën.
“Ngrohtësia asnjëherë s’ka pasur të bëjë me motin që është jashtë, gjithmonë ka pasur të bëjë me faktin se çfarë është duke ndodhur brenda”, thotë De Niro në reklamë.

Ndërkohë Pacino i thotë se “shoqëria është gjëja më e mirë që mund të kesh”.
Për dekada me radhë “Moncler” ka prodhuar xhaketa dimërore, për të cilat drejtori i brendit ka thënë se ndihet sikur këto xhaketa kanë të bëjnë më diçka më të thellë se sa i ftohti.
“Këto xhaketa kanë të bëjnë më shumë me dashurinë e bashkimin. Këto vlera kanë formuar gjithçka që ne kemi bërë që 70 vjet. Çdo produkt e çdo kampanjë është e ‘qepur’ e emocion dhe lidhje njerëzore”, ka thënë Remo Ruffini, ka raportuat The Hollywood reporter.
Sipas tij, gjatë historisë së tyre të shoqërisë, Pacino e DeNiro, përfaqësojnë çdo gjë për të cilën me të vërtetë njihet “Moncler”.
Kampanja është xhiruar në New York nga fotografi Platon.
Në të, në imazhe bardh e zi, shihen Pacino e DeNiro duke shikuar shpërfaqjen e historisë së shoqërisë së tyre.
Përveç fotografive, kampanja përmban edhe disa video të shkurtra, të cilat gjithashtu fokusohen te shoqëria e tyre, ndërkohë që në sfond dëgjohet melodia e një versioni të këngës së njohur klasike të Bill Withersit, “Lean on Me”.