Lifestyle

Hamburgerët me djathë dhe akulloret mund ta ndihmojnë trupin ta luftojë kancerin

Sipas një studimi të ri hamburgerët me djathë dhe akulloret mund ta ndihmojnë trupin në luftimin e kancerit, raporton "New York Post".

Acidi yndyror që gjendet në mish dhe produktet e bulmetit rrisin aftësinë trupore për t'i luftuar disa sëmundje. Më parë është konsideruar se ngrënia e mishit dhe bulmetit rrit rrezikun nga kanceri, por studimi i ri ka treguar se disa vlera ushqyese që u gjetën në mish dhe akullore mund të jenë të mira për shëndetin e njeriut.

Acidi që quhet “trans-vaccenik (TVA)” është një acid që gjendet te kafshët që kullotin, por trupi i njeriut nuk mund ta prodhojë atë.

Drejtuesi i studimit, që u prezantua në Universitetin e Chicagos, profesori Jing Chen, ka shpjeguar se si ekipi i tij e vëzhguar acidin TVA duke përdorur qelizat njerëzore dhe minjët për të vlerësuar se si tumorët rriteshin për dy lloje të caktuara të kancerit – melanoma dhe atij të zorrëve.

“Ne kemi gjetur se acidi TVA në të vërtetë rrit imunitetin anti-tumor duke aktivizuar një rrugë të rëndësishme të imunitetit. Është shumë intriguese dhe e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Megjithatë ekspertët kanë thënë se ky studim nuk duhet të përdoret si arsyetim për të ngrënë më tepër se që duhet mish të kuq e djathë.