Një gjumë i mirë gjatë natës është shtuar në listën e komponentëve kyç të shëndetit kardiovaskular të Shoqatës Amerikane të Zemrës, duke e zgjatur listën në tetë faktorë që shoqata beson se mund të çojë në një jetë më të gjatë dhe me cilësi më të lartë pa sëmundje të zemrës, shkroi Washington Post të martën.
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka qenë e tillë përgjatë shekullit të fundit, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Që nga viti 2010, shoqata është fokusuar në shtatë pika: mbajtja e një peshe të shëndetshme, mospirja e duhanit, aktiviteti fizik, dieta e shëndetshme dhe mbajtja nën kontroll e presionit të gjakut, kolesterolit e sheqerit në gjak.
Tani, siç thotë në raportin e përditësuar, shoqata beson se gjumi i mirë po ashtu duhet të merret parasysh. Grupi sugjeroi se qëllimi është të arrihen 7 deri në 9 orë gjumë në ditë për të rriturit dhe më shumë për fëmijët (8 deri në 10 orë për 13-18 vjeçarët; 9 deri në 12 orë për 6-12 vjeçarët dhe 10 deri në 16 orë për 5 vjeçarët dhe fëmijët më të vegjël).
Gjumi për shumë gjatë është konsideruar si kyç për shëndet të mirë, fizikisht dhe psiçikisht. Gjumi i jep trupit çlodhjen e nevojshme për t’u shëruar dhe riparuar vetvetiu, duke i bërë njerëzit të funksionojnë normalisht kur zgjohen. Por, mungesa e gjumit e vë personin në rrezik më të lartë për probleme të tilla si diabeti, obeziteti, presioni i lartë i gjakut dhe të tjera.