Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Gjeni “hormoni i dashurisë” mund të jetë çelësi për lidhje të qëndrueshme

Aktiviteti më i ulët i një gjeni specifik mund të ndikojë në sjelljen shoqërore të një personi, duke përfshirë aftësinë për të formuar marrëdhënie të shëndetshme, thonë hulumtuesit, transmeton koha.net.

Gjeni OXT është i përfshirë në prodhimin e oksitocinës, një hormon ky që lidhet me një numër të madh të sjelljeve sociale në njerëz. Ai nganjëherë quhet "hormon i dashurisë."

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipi i Universitetit të Georgia i ka studiuar më shumë se 120 persona, duke bërë teste gjenetike dhe vlerësime të aftësive sociale, strukturës dhe funksionit të trurit.

Hulumtuesit zbuluan se ata që ishin me aktivitet më të ulët të gjenit OXT e kishin më të vështirë t’i njihnin shprehjet emocionale të fytyrës dhe prireshin të jenë më të shqetësuar në lidhje me marrëdhëniet e tyre me të dashurit, transmeton koha.net.

Këta njerëz me nivel të ulët të OXT gjithashtu kishin më pak veprimtari në rajonet e trurit të lidhura me të menduarit social. Dhe ata kishin më pak materie gri në një zonë të trurit e cila është e rëndësishme për procesimin e fytyrës dhe të menduarit social, konstatoi studimi.

"Të gjitha testet tona tregojnë se gjeni OXT e luan një rol të rëndësishëm në sjelljen sociale dhe funksionin e trurit", tha autori kryesor Brian Haas, asistent profesor i psikologjisë, në një deklaratë për shtyp të universitetit.

Këto janë rezultatet preliminare dhe studime të mëtejshme janë të nevojshme, por ky hulumtim mund të çojë në trajtime të reja dhe më të mira për një varg të çrregullimeve sociale, tha Haas.

Studimi u publikua më 20 qershor, ne Proceedings of the National Academy of Sciences.