Proteina ndihmon në ndërtimin e muskujve, derisa ushqimet bimore çdo ditë e më shumë po konsiderohen më të shëndetshme sesa ato shtazore, shkruan India.com
Të gjitha llojet e fasuleve janë të pasura me proteina. Përveç këtyre, ato janë të pasura edhe me karbohidrate, fibra, kalium e minerale të tjera që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve.
Thjerrëzat janë po ashtu shumë të pasura me proteinë. Ndihmojnë zorrët dhe zemrën ndërkohë që mund të mbrojnë edhe kundër diabetit.
Spinaqi është një tjetër perime që përmban proteinë, e përveç kësaj edhe hekur, vitaminë A, të cilat rrisin imunitetin.
Djathi tofu ka aminoacide esenciale dhe është i pasur me proteinë.
Tërshëra është po ashtu e pasur me proteinë dhe konsiderohet si ushqim shumë i mirë për mëngjes.
Edhe
Perimet që kanë përmbajtje të madhe të proteinave
Gjiza përmban sasi të bollshme të proteinës dhe po konsiderohet si një ndër ushqimet më të mira për shëndetin.