Ndërkohë që hurmat çdo ditë e më shumë përmenden për të mirat shëndetësore që ofrojnë, edhe sheqeri që bëhet nga to, po ashtu është shumë i mirë për organizmin, raporton India.com.
Sheqeri i hurmave përmban antioksidantë, që mbrojnë qelizat kundër sëmundjeve kronike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy sheqer është i pasur me fibra, të cilat ndihmojnë organizmin të ketë tretje më të mirë të ushqimit.
Këto fibra gjithashtu rregullojnë presionin e gjakut duke mundësuar qarkullim më të mirë të tij.
Sheqeri i hurmave ka indeks glikemik të ulët, gjë që bën të mira kur bëhet fjalë për sëmundjen e diabetit.
Ky sheqer nuk përmban gluten, gjë që e bën të përdorshëm për personat që janë intolerant ndaj tij.
Sheqeri i hurmave përmban vitamina e minerale esenciale si kaliumi, hekuri, magnezi e vitamina B6, të cilat sheqeri industrial nuk i përmban.
Ky sheqer mund të përdoret si zëvendësim i atij industrial duke shtuar shije e vlera ushqyese nëpër gatime të ndryshme.