Disa prej frutave që sjell më së shumti përfitime shëndetësore janë hurmat. Ato rekomandohen të konsumohen edhe gjatë dimrit.
Janë të paktën pesë mënyra në të cilat hurmat ndihmojnë shëndetin gjatë dimrit, shkruan “wionews”.
Vlerat ushqyese
Hurmat janë të pasura me përbërës të rëndësishëm si vitamina K dhe vitamina 6. Ato janë të pasura me magnez, mangan dhe bakër. Të gjithë këta përbërës ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit gjatë muajve të ftohtë.
Rrisin energjinë
Hurmat janë përplot sheqer natyral dhe i japin shtytje energjisë si dhe sigurojnë përfitime për muajt e dimrit.
Përmirësojnë tretjen
Përmbajtja plot fibra ndihmon në tretje dhe parandalon kapsllëkun. Po ashtu ndihmon në shëndetin më të mirë të zorrëve. Është e rëndësishme që gjatë dimrit të ketë funksionim të mirë të tretjes, në kohën kur dihet se ndikimet nga i ftohti mund të jenë negative.
Forcojnë imunitetin
Hurmat janë të pasura me antioksidantë që reduktojnë inflamacionet dhe luftojnë molekulat e dëmshme që qarkullojnë në gjak. Kjo ndikon në përmirësim të sistemit imunitar gjatë dimrit.
Ruajnë temperaturën trupore
Hurmat janë të njohura për aftësinë e ruajtjes së temperaturës trupore. Prandaj gjatë dimrit, rekomandohet konsumimi i tyre për të mbajtur trupin sa më ngrohtë.