Një studim i ri ka zbuluar një lidhje të dobët, por të besueshme midis futjes së gishtave në hundë dhe rritjes së rrezikut të zhvillimit të demencës.
Në rastet kur gishtat në hundë dëmtojnë indet e brendshme, bakteret kanë një rrugë më të qartë drejt trurit, i cili i përgjigjet pranisë së tyre në mënyra që ngjajnë me shenjat e sëmundjes Alzheimer.
Një ekip studiuesish të udhëhequr nga shkencëtarët nga Universiteti Griffith në Australi kryen teste me një bakter të quajtur “Chlamydia pneumoniae”, e cila mund të infektojë njerëzit dhe të shkaktojë pneumoni. Bakteret janë zbuluar gjithashtu në trutë e shumicës së njerëzve të prekur nga demenca, shkroi ScienceAlert.
U demonstrua se te minjtë, bakteret mund të udhëtojnë deri në nervin nuhatës. Për më tepër, kur pati dëmtime në epitelin e hundës (indi i hollë përgjatë zgavrës së hundës), infeksionet nervore u përkeqësuan. Kjo bëri që truri i miut të depozitonte më shumë proteina amiloide-beta – një proteinë e cila lirohet si përgjigje ndaj infeksioneve. Grumbullimet e kësaj proteine gjenden gjithashtu në përqendrime të konsiderueshme tek njerëzit me sëmundjen Alzheimer.
Studiuesit u habitën me shpejtësinë që bakteri “Chlamydia pneumoniae” arriti në qendër të sistemit nervor të mitur, me infeksionin që ndodhi brenda 24 orë 72 orësh. Mendohet se bakteret dhe viruset e shohin hundën si rrugë të shpejtë për të arritur te truri.
Futja e gishtave në hundë nuk është gjë e rrallë, madje ka gjasa që 9 në 10 persona ta bëjnë këtë. Ndërsa përfitimet nuk janë të qarta, studimet si ky japin arsye për t’u ndalur para se të futen gishtat në hundë.
Edhe
Futja e gishtit në hundë mund ta rrisë rrezikun për Alzheimer, thotë një studim
Studimet tregojnë se futja e gishtave në hundë nuk është ide e mirë për shkak të dëmit potencial ndaj indeve mbrojtëse të hundës.
Alzheimeri është sëmundje e komplikuar dhe studiuesit mendojnë se bakteret dhe viruset janë shkaktarë kyç për këtë sëmundje.