Emetimet që po nxisin krizën klimatike kanë arritur nivelin më të lartë ndonjëherë në vitin 2019, pak para rënies së tyre në 5.4 për qind, që ndodhi për shkak të izolimit si pasojë e koronavirusit. Megjithëkëtë, rritja e lëndëve djegëse në vitin 2021 ka ndodhur më shpejt sesa parashikohej
Analizat e reja tregojnë se emetimet globale të karbonit po kthehen prapë në nivele rekord, në ato që kanë qenë para pandemisë së koronavirusit. Sipas shkencëtarëve, ky zbulim është “rikujtim” për të gjitha vendet e botës që janë mbledhur në samitin e mbajtur për klimën “Cop26”.
Emetimet që po nxisin krizën klimatike kanë arritur nivelin më të lartë ndonjëherë në vitin 2019, pak para rënies së tyre në 5.4 për qind, që ndodhi për shkak të izolimit si pasojë e koronavirusit. Megjithëkëtë, rritja e lëndëve djegëse në vitin 2021 ka ndodhur më shpejt sesa parashikohej.
Të dhënat tregojnë së si liderët e botës kanë dështuar për të krijuar hapësira të gjelbra, ku vetëm një pjesë të vogël e harxhimeve kanë shkuar në sektorë të qëndrueshëm. Shpresat për ta mbajtur ngrohjen globale në 1.5 gradë celsius do të jenë gjallë, nëse “Cop26” e udhëheq një aksion më të shpejtë global.
Raporti i “The Global Carbon Project” (GCP) tregon se emetimet prej qymyrit dhe gazit janë rritur këtë vit më shumë sesa rënia e tyre në vitin 2020.
Edhe përdorimi i vajit është duke u rritur në vitin 2021, por në rrjedhë më të ngadalësuar për arsye se aktiviteti i transportit mbetet nën normale.
Edhe
Emetimi i karbonit ngrihet globalisht, por bie në Kinë
Ndryshe nga vendet e tjera, emetimet në ndotësin më të madh në botë, në Kinë, u rritën dukshëm vitin e kaluar dhe pritet të rriten ende deri në 4 për qind në 2021. India ka emetime shumë të ulëta për person, megjithëse do të ketë rritje të dyoksidit të karbonit deri në 12.6 për qind këtë vit, pothuajse dyfishi i rënies nga viti 2020.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian, po ashtu do të kenë rritje të madhe deri në 7.6 për qind këtë vit, por do të jenë të prira që të kenë rritje më të ngadalshme të emetimeve. Burimet e energjisë ishin të vetmet që vazhduan të rriteshin gjatë pandemisë.
Sipas shkencëtarëve, viti 2022 mund të vendosë një rekord të ri për emetimet globale, varësisht nga rritja e parashikuar e përdorimit të naftës, kur udhëtimet të rimëkëmben, duke e kompensuar në këtë mënyrë rritjen e djegies së qymyrit në vitin 2021.
“Buxheti për karbon” nga e gjithë bota, në total është lejimi i emetimeve deri në 50 për qind, duke e mbajtur temperaturën nën 1.5 gradë celsius, mirëpo analizat tregojnë se ky plan do të shkatërrohet brenda 11 vjetësh , nëse vazhdon ky ritëm i emetimeve.
“Habia më e madhe është se rikthimi i emetimeve ndodhi aq shpejt, duke e marrë parasysh edhe faktin që ekonomia globale ende nuk është përmirësuar”, kishte thënë prof. Corinne Le Quéré, nga Universiteti i Anglisë Perëndimore dhe analiste e ekipit.
“Megjithëkëtë, ende nuk e dimë efektin e vendimeve të caktuara për klimën, që do të ndërmerren në Cop26 në Glasgow, të cilat më të vërtetë mund të jenë revolucionare”, kishte sqaruar ajo.
“Temperatura 1.5 gradë celsius është ende gjallë. Rënia e emetimeve të nevojshme patjetër që është shumë e madhe, por e realizueshme me përpjekje të përbashkëta”.
Glen Peters, nga Qendra për Hulumtime Ndërkombëtare të Klimës në Oslo, Norvegji, kishte thënë: “Shumë prej nesh pritnim rimëkëmbje brenda disa vjetësh, kur morëm goditjen e madhe këtë vit. Fondi për rimëkëmbjen nga COVID-19 ka qenë “aq i ndyrë”, saqë nuk ka lënë mjaftueshëm vend për investime në uljen e karbonit. “Nëse vazhdojmë të qëndrojmë në këtë trajektore që jemi tani, emetimet do të rriten në vitin e ardhshëm”.
Prof. Pierre Friedlingstein, nga Universiteti i Exeterit, ka thënë: “Për ta arritur nivelin zero deri në vitin 2050, duhet t’i ndërpresim emetimet me një sasi të konsiderueshme, e ngjashme me atë që patëm gjatë izolimit shkaku i pandemisë COVID-19.
Kjo nxjerr në pah rëndësinë e “Cop26”, si dhe shkallën e veprimit që është e nevojshme tani”.
Shtetet në samitin “Cop26”, gjithsej 196, janë ngarkuar me shtyrjen e zotimeve kombëtare për t’i ndërprerë emetimet kundrejt temperaturës 1.5 gradë celsius, që është e nevojshme me angazhimin e Indisë në net-zero që ka bërë dukshëm përparim.
Edhe
“Tani ose kurrë” është koha për ta kufizuar ngrohjen globale
Mirëpo, 100 miliardë dollarët e premtuar nga shtetet e pasura, për ato më të varfra, nuk janë dhënë ende. Janë shpallur pakte vullnetare ndërkombëtare për ndalimin e shpyllëzimit, ndërprerjen e emetimeve të metanit, si dhe ta bëjnë teknologjinë e gjelbër opsionin më të lirë. Mirëpo ngrohja globale do të ndalet vetëm kur emetimet të neutralizohen.
Raporti i GCP-së është prodhuar nga 100 shkencëtarë, prej 70 organizatave nga e mbarë bota, i bazuar në të dhëna, që llogaritën se emetimet e dyoksidit të karbonit nga lëndët djegëse do të rriten në mes 4.1 për qind dhe 5.7 për qind në vitin 2021.
Kjo shifër konsiderohet më e madhja që nga kriza financiare globale në vitin 2008 (1.2 për qind) dhe nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ( 3.1 për qind).
Emetimet do të duhet të reduktohen madje edhe në sasi më të mëdha për ta arritur neutralizimin deri në vitin 2050.
“E dimë çka duhet bërë: ta largojmë qymyrin, ta elektrizojmë transportin dhe të ripyllëzojmë”, ka thënë Le Quéré.
Një e katërta e emetimeve vijnë nga vendet që kanë qenë në rënie të vazhdueshme të emetimeve derisa e ngrenë ekonominë, duke përfshirë vendet si Britania, Gjermania, Amerika, Japonia dhe Meksika.
“Mesazhi kyç është që t’i rezistojmë tundimit e të mos dekurajohemi nga zbulimet e fundit”, ka thënë ajo. Është shumë e rëndësishme që angazhimet të zënë vend në “Cop26” dhe që shtetet të arrijnë marrëveshje se çfarë duhet të bëjnë, e tani sigurisht që plani hyn menjëherë në zbatim”.
Rritja e emetimeve në vitin 2021 ka ardhur nga pakot e rimëkëmbjes nga COVID-19 që financojnë kryesisht industritë ekzistuese ndotëse, duke përfshirë çelikun, çimenton dhe ndërtimet, veçanërisht në Kinë.
“Kina në njërën anë është duke bërë përparim jashtëzakonisht të madh në përdorimin e mjeteve diellore, me erë dhe elektrike, e në anën tjetër pakot e rimëkëmbjes ekonomike priren të kthehen në mënyrën e vjetër.
Mirëpo, 70 për qind e emetimeve globale nuk janë nga Kina.
Edhe
Ngrohja globale në pikën kulmuese
Në qoftë se viti 2022 duket se do të ketë rekord të ri në emetimet globale, mbetet të shihet nëse shpërthimi i djegies së qymyrit që u pa gjatë rimëkëmbjes nga pandemia ishte vetëm i përkohshëm apo do të vazhdojë edhe në vijim, ka shtuar ai.
Përktheu: Blerta Haxhiu