Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ekspozimi ndaj dritës gjatë gjumit mund të çojë në obezitet dhe sëmundje të tjera, thotë studimi

Një studim i ri ka gjetur se edhe drita më e zbehtë mund ta prishë gjumin, duke rritur edhe rrezikun për probleme shëndetësore te më të moshuarit.

“Ekspozimi ndaj çdo sasie drite gjatë periudhës së gjumit ishte i lidhur me përhapjen më të lartë të diabetit, obezitetit dhe hipertensionit, si te burrat ashtu edhe te gratë e moshuara”, ka thënë për CNN autorja e studimit, Phyllis Zee, profesoreshë në Shkollën e Mjekësisë Feinberg të Universitetit Northwestern në Çikago, transmeton Koha.net.

“Njerëzit duhet të bëjnë çmos për të shmangur ose minimizuar sasinë e dritës ndaj të cilës ekspozohen gjatë gjumit”, ka shtuar ajo.

Një studim i publikuar në fillim të këtij viti nga Zee dhe ekipi i saj ekzaminoi rolin e dritës në gjumë për të rriturit e shëndetshëm në të 20-at e tyre.

Fjetja vetëm për një natë me një dritë të zbehtë, si për shembull një televizor me zërin e fikur, rriti sheqerin në gjak dhe rrahjet e zemrës së të rinjve gjatë eksperimentit në laboratorin e gjumit.

Edhe Ekspozimi ndaj dritës gjatë gjumit, çon në probleme serioze shëndetësore Lifestyle Ekspozimi ndaj dritës gjatë gjumit, çon në probleme serioze shëndetësore

Rritja e rrahjeve të zemrës gjatë natës është treguar në studimet e mëparshme si një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës në të ardhmen dhe vdekjen e hershme, ndërsa nivelet më të larta të sheqerit në gjak janë një shenjë e rezistencës ndaj insulinës, e cila përfundimisht mund të çojë në diabetin e tipit 2.

“Drita e zbehtë depërtoi në qepalla dhe prishi gjumin te të rinjtë, pavarësisht faktit se pjesëmarrësit flinin me sy të mbyllur”, ka thënë ajo.

Studimi i botuar të mërkurën në revistën “Sleep”, u fokusua te të moshuarit të cilët "tashmë janë në rrezik më të lartë për diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare, bëri të ditur bashkautori, Minjee Kim, një asistent profesor i neurologjisë në Shkollën e Mjekësisë Feinberg të Universitetit Northwestern.

Studimi i ri nuk u krye në një laborator gjumi, por përdori një mjedis të botës reale. Studiuesit u dhanë 552 burrave dhe grave midis moshës 63 dhe 84 vjeç një aktigraf, një pajisje e vogël në formë të orës së dorës që mat ciklet e gjumit dhe ekspozimin ndaj dritës.

Edhe Fikni çdo dritë para gjumit nëse doni t’u ikni sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, thonë shkencëtarët Lifestyle Fikni çdo dritë para gjumit nëse doni t’u ikni sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, thonë shkencëtarët

“Ne në fakt po matim sasinë e dritës së cilës personi i ekspozohet, me një sensor në trupin e tij dhe e krahasojmë atë me aktivitetin e gjumit dhe zgjimit gjatë një periudhe 24-orëshe. Ajo që mendoj se është e ndryshme dhe e dukshme në studimin tonë është se ne kemi të dhëna vërtet objektive me këtë metodë”, ka thënë Zee.

“Ne e dimë se ata që flenë vonë kanë tendencë të kenë gjithashtu një rrezik më të lartë për çrregullime kardiovaskulare dhe metabolike", ka thënë Zee.