Brokoli konsiderohet si perimja e gjelbër më e shëndetshme për organizmin e njeriut.
Brokoli është në grupin e perimeve të cilat kanë një efekt të jashtëzakonshëm në stomak, duke bërë që me konsumimin e tij të dalin jashtë organizmit sa më tepër toksina dhe kolesteroli i keq.
Në përbërje të tij ndodhen një numër i lartë i fibrave, vitaminës C dhe flavonoidët që shërbejnë edhe si antioksidantë të fuqishëm.
Mjekët dietologët dhe nutricionistët bëjnë apel që kjo perime të konsumohet sa më tepër.
Përfitime të tjera që mund të kemi nga konsumimi i tij është se ka përbërës të tjerë si glukorafanina, glukonasturtina dhe glukobrasicina, të cilët aktivizojnë, neutralizojnë dhe eliminojnë ndotësit e dëmshëm të organizmit, gjithashtu është i pasur me mineralet alkalinë. Nivelet e larta të kalciumit dhe vitaminës K, janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës.
Mjekët këshillojnë që kjo perime nëse është e mundur të konsumohet e pa gatuar fare, vetëm duke e shpëlarë atë me ujë të bollshëm dhe duke e ndarë në pjesëza të vogla që mund të përdoren më pas në formën e sallatës duke e marinuar vetëm më vaj ulliri, pakë kripë dhe limon.
Edhe
Vlerat shëndetësore të brokolit për stomakun
Por në rastet kur e kemi të pamundur ta konsumojmë në mënyrë të tillë mjafton që ta ziejmë për shumë pak minuta. Sa më tepër që ai gatuhet me ujë, aq më shumë elementë, minerale, vitamina dhe vlera ushqyese humbasin gjatë këtij procesi. Duhet pasur parasysh që si çdo ushqim tjetër, abuzimi me sasinë e tepërt mund të shfaqi probleme në tretjen e tij, sidomos për personat që vuajnë nga stomaku dhe tretja.
Përfitimin më të madh që mund të kemi nga brokoli janë sidomos vlerat antiinflamatore, që e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen prej sëmundjeve kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut. \ atsh