Një grusht dredhëzash mund të ndihmojë në parandalimin e demencës dhe depresionit te njerëzit në moshë të mesme, e që janë mbipeshë.
Një studim i ri i kryer në Amerikë ka gjetur se konsumimi i frutës së famshme për 12 javë rresht ndihmon në përmirësim të disponimit, ul rrezikun për telashe me mbamendje dhe ul simptomat e depresionit.
Hulumtuesit shpresojnë se gjetjet mund të ndihmojnë në parandalimin e demencës.
Profesori Robert Krikorian nga Qendra Shëndetësore Akademike e Universitetit të Cincinnatit ka thënë se pasi që s’është e qartë se kur ose nëse do të ketë terapi efektive. Megjithatë, ai ka theksuar se parandalimi dhe zbutja përmes zgjidhjeve dietike dhe stilit të jetës, aktualisht është rruga më e mirë që ekziston.
Studimi i publikuar në gazetën “Nutrients”, mori për bazë testimet e kryera në 30 persona (25 gra dhe pesë burra).
Njërit grup iu dha pluhur dredhëze origjinale të përgatitur nga frutat e tharë. Grupit tjetër iu dha një pluhur tjetër që vetëm kishte shijen e njëjtë. Çdo ditë ata konsumuan nga 13 gramë pluhur, që është e barabartë me një grusht dredhëzash.
Edhe
Vitamina D mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga rënia e kujtesës
Pas 12 javësh me këtë dietë, pjesëmarrësve që iu dha pluhuri origjinal “bënë më pak gabime” në një test të identifikimeve. Po ashtu ata raportuan më pak simptoma depresioni.
“Gjetjet tona mund t’i atribuohen veprimeve anti-inflamatore të antocianineve të gjetura në dredhëza”, ka thënë Krikorian.
Dredhëzat janë fruta të rëndësishme për shëndetin. Përmbajnë vitaminë C dhe kanë edhe përbërës të tjerë të rëndësishëm si fibra, kalium, fitosterole dhe polifenole.
-
Tri zakone të shëndetshme në moshën e mesme mund ta vonojnë demencën deri në 13 vjet
-
Ushqyerja në mënyrë të shëndetshme ul rrezikun nga zhvillimi i demencës
-
Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë
-
2-3 filxhanë kafe në ditë mund ta ulin rrezikun nga demenca, por jo nëse është pa kafeinë