Djemtë duhet të inkurajohen që të injorojnë stereotipat gjinorë dhe të ndajnë emocionet e tyre, sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar që synon t'i inkurajojë ata të flasin për ndjenjat e tyre dhe të flasin kundër pabarazisë.
Iniciativa “Global Boyhood” synon t'i pajisë të rriturit me elementet që u duhen për të rritur djemtë që të bëhen burra, shkroi The Guardian.
“Se si djemtë dhe burrat sillen bën një ndryshim të madh në jetën e vajzave dhe grave dhe individëve të të gjitha identiteteve gjinore, në të gjitha fushat e jetës së tyre”, tha një nga autorët e raportit, David Bartlett.
“Pra, ne duhet të rrisim një brez djemsh që janë në gjendje të ndërtojnë dhe mbajnë marrëdhënie të shëndetshme, të respektueshme dhe të kujdesshme me njerëz të të gjitha gjinive dhe të mos ndikohen nga stereotipat kufizuese gjinore”.
Raporti prej 35 faqesh pretendon se, ndërsa idetë për gjininë dhe fëmijërinë po ndryshojnë për të qenë më fluide, nocionet tradicionale të maskulinitetit si aftësia fizike, seksuale dhe intelektuale ende dominojnë.