Kompanisë më të madhe të argëtimit në botë, “Disney”, po i duhet të bëjë një përshëndetje emocionale me mikun e tij më të vjetër, “Mickey Mouse” pasi e drejta autoriale e kompanisë mbi personazhin e dashur skadon më 1 janar 2024, raporton “The Guardian”.
Nuk është fjala për “Mickey Mousen” e tanishëm, por për atë të parin që pati krijuar “Disney” fillimisht në film të animuar bardh e zi, në vitin 1928, e që quhet “Steamboat Willie”, si dhe partneres së tij “Minnie”.
Me ligjvënësit që nuk kanë treguar interes për një zgjatje të mëtejshme, e drejta e autorit e “Steamboat Willie” skadon në ditën e parë vitit të ri. “Disney” do të vazhdojë të transmetojë filmin dhe personazhet e tij, por kjo do të thotë se të tjerët janë gjithashtu të lirë ta bëjnë këtë.
Të njëjtin fat pas disa ditësh do ta ketë edhe ndihmësi besnik i arushit “Pooh”, “Tiggeri”.
“Versionet më moderne të ‘Mickeyt’ do të mbeten të paprekura nga skadimi i të drejtës së autorit. ‘Steamboat Willie’ dhe ‘Mickey’ do të vazhdojnë të luajnë rol udhëheqës si ambasadorë global për ‘Walt Disney Company’. Ne, natyrisht, do të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat tona në versionet më moderne të ‘Mickey Mouset’ dhe veprave të tjera që mbeten subjekt i të drejtës së autorit”, thuhet në deklaratë. “Njerëzit do të jenë në gjendje ta përdorin pa dallim atë imazh të veçantë, por është vetëm Mickey i parë dhe jo ai që shumica e njerëzve e njohën më pas”, ka thënë zëdhënësi i Disneyt.
-
“Sony” blen shumicën e aksioneve të “Peanuts”
-
Jimmy Kimmelit i vazhdohet kontrata me ABC-në e Disneyt
-
“Warner Bros” lanson datën zyrtare të publikimit të filmit “Hello Kitty”
-
Dita Botërore e Animacionit: Si u bënë filmat vizatimorë tregimtarë të guximshëm
-
Gjigantët e Hollywoodit padisin për herë të parë një kompani të AI-së për shkelje të të drejtave të autorit