Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të flini më lehtë gjatë netëve të nxehta të verës

Një pjesë e mirë e njerëzve mezi presin stinën e verës, por shpesh harrojnë se sa duhet kohë për të fjetur për shkak të vapës. Tani mund të lexoni disa këshilla se si mund të flini më lehtë.

Mjekja Nerina Ramlakhan për revistën Independent ka thënë se temperatura optimale e dhomës gjatë natës duhet të jetë midis 16 dhe 21 gradë celsius.

"Gjumi cilësor është i rëndësishëm në mënyrë që truri ynë të mund të përpunojë mirë informacionin gjatë ditës së ardhshme. Sigurisht, është po aq i rëndësishëm për shëndetin fizik dhe mendor", shtoi ajo.

Mbulohuni me një çarçaf të hollë që është prej pambuku. Ky material është ideal sepse lejon që ajri të depërtojë.

Para se të shkoni në shtrat, lyeni trupin tuaj me krem plazhi.

Mos hani shumë proteina para se të shkoni në shtrat, sepse kjo përshpejton metabolizmin tuaj, i cili në fakt ngroh trupin tuaj.

Edhe Përdorni këto “taktika” për të pasur gjumë më të rehatshëm gjatë verës Lifestyle Përdorni këto “taktika” për të pasur gjumë më të rehatshëm gjatë verës

Hani ushqim pikant, por të paktën tre orë më parë sepse do të djersiteni dhe do t'ju freskojë.

Mos ushtroni në mbrëmje për të shmangur mbinxehjen.

Pini ujë gjatë ditës, por jo shumë gjatë natës. Mjafton rreth gjysmë litri për të qëndruar të hidratuar dhe për të mos u zgjuar që të shkon në tualet.