Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Disa arsye pse duhet shtuar brokolin në dietën tuaj ditore

Tashmë dihet që brokoli është nga ushqimet më të shëndetshme me bazë bimore, por konsumimi i kësaj perime mund të ofrojë disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Brokoli përmban glukozinolate dhe vitaminë C, të cilat kanë treguar se luftojnë stresin oksidativ. Po ashtu përmban sulforafan, i cili mund të pengojë prodhimin e glukozës dhe të përmirësojë glukozën. Dietat e pasura me brokoli mund ta zvogëlojnë rrezikun e kancerit në shumë inde, duke përfshirë mushkëritë, fshikëzën dhe prostatën.

Brokoli është i pasur edhe me lëndë tjera ushqyese, si fibra, minerale, proteina, antioksidantë, vitaminë K, hekur dhe kalium.

Disa studime tregojnë se brokoli mund ta përmirësojë shëndetin e zemrës në mënyra të ndryshme.

Nivelet e ngritura të kolesterolit të keq (LDL) dhe triglicerideve, njihen si faktorë kryesorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës. Një studim vuri re ulje të konsiderueshme të triglicerideve dhe kolesterolit të keq, si dhe rritje të niveleve të kolesterolit të mirë (HDL) te njerëzit që u trajtuan me një suplement brokoli pluhur.

Edhe A mund të ndihmojë brokoli për humbje peshe? Lifestyle A mund të ndihmojë brokoli për humbje peshe?

Disa kërkime mbështesin gjithashtu nocionin se antioksidantët specifikë në brokoli mund ta zvogëlojnë rrezikun e përgjithshëm të sulmit në zemër.

Brokoli mund të hahet i gatuar ose i papërpunuar. Të dyja metodat janë krejtësisht të shëndetshme, por ofrojnë profile të ndryshme ushqyese. Por hulumtimet e fundit tregojnë se zierja e butë në avull ofron përfitimet më të mëdha shëndetësore.