Humbja e ndjenjës së nuhatjes mund të jetë një tregues më i besueshëm për COVID-19 sesa kolla ose ethet, thonë studimet.
Një studim i bërë nga “University College London”, tregon se 590 persona që humbën ndjenjën e nuhatjes ose shijes, kur shpërtheu pandemia, zbuloi se 80 për qind e tyre kishin antitrupa për koronavirus.
Nga këta persona me antitrupa, 40% nuk kishin fare simptoma tjera, përcjell BBC.
Megjithatë, hulumtimi është bërë te njerëz me simptoma të lehta.
Provat se humbja e nuhatjes dhe shijes mund të jenë shenja të koronavirusit filluan të shfaqen nga muaji prilli, dhe ato u shtuan në listën zyrtare të simptomave në mes të majit.
Udhëzimi aktual tregon se kushdo që përjeton një humbje ose ndryshim të ndjenjës së nuhatjes ose shijes duhet të izolohet.
-
Humbja e nuhatjes, treguesi më i saktë i koronavirusit
-
Humbja e nuhatjes dhe e shijes, simptomat kyç të COVID-19
-
Humbja e shijes gjatë koronavirusit është ndryshe prej gripit dhe ftohjes së zakonshme
-
Humbja e nuhatjes nga COVID-19, shumë më e ndryshme prej asaj të gripit
-
COVID-19: Trajtimi i ri mund të ndihmojë në rikthimin e nuhatjes