Të infektuarit me koronavirus, një prej simptomave e kanë edhe humbjen e shijes.
Por kjo humbje e shijes dallon shumë nga ajo kur jeni me grip të zakonshëm apo keni ndonjë ftohje.
“Rhinology International Journal”, revista zyrtare e Shoqatës Ndërkombëtare që punon me internistë e kirurgë evropianë, ka zbuluar se humbja e shijes gjatë kohës kur jeni me koronavirusin COVID-19 është shumë e rëndë.
Të infektuarit me virus në fakt mund të marrin edhe një kohë frymë lirshëm, që do të thotë se nuk u bllokohen totalisht hundët. Të infektuarit nuk mund të tregojnë dallimin mes të ëmblës e të hidhurës.
Ekspertët dyshojnë se kjo ndodh për shkak se virusi ndikon në qelizat nervore të lidhura drejtpërdrejt me aromën dhe ndjesinë e shijes.
Simptomat kryesore të koronavirusit janë temperaturë e lartë, kollë e vazhdueshme dhe e rëndë dhe humbja e erës dhe shijes.
Edhe
Humbja e nuhatjes nga COVID-19, shumë më e ndryshme prej asaj të gripit
Profesori Carl Philpott, studiuesi kryesor, ka kryer teste për erë dhe shije tek 30 vullnetarë. 10 prej tyre ishin me COVID-19, 10 me ftohje dhe 10 ishin të shëndetshëm pa ndonjë simptomë.
Tek të prekurit me COVID-19, humbja e shijes dhe nuhatjes ishte shumë më e thellë. Ata ishin tepër pak të aftë t’i identifikonin aromat dhe s’ishin fare në gjendje t’i dallonin shijet e ëmbla, hidhura apo njelmëta.