Caktimi i një orari për të ushtruar mund të jetë mision i vështirë.
Por, nëse e dini saktësisht se në cilin moment duhet ushtruar për të humbur më së tepërmi kilogramë, a do të ju motivonte kjo ju?
Rezulton se ushtrimet dhe stërvitjet gjatë mbrëmjes mund të mos ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja për të humbur peshë aq shpejt sa dëshironi, shkruan “The Sun”.
Shkencëtarët në Institutin Karolinska në Suedi dhe në Universitetin e Kopenhagës në Danimarkë kanë zbuluar se është e mundur të rritet metabolizimi i yndyrës – shkalla me të cilën e shkrini dhjamin – duke ushtruar herët gjatë ditës.
Në hulumtimin, e botuar në revistën “PNAS”, shkencëtarët kanë zbuluar se minjtë që ushtroheshin në “fazën e hershme aktive” – ekuivalente me mëngjesin e vonshëm te njerëzit – nxitën metabolizimin e tyre më shumë sesa minjtë që bënin vrap në momentet që zakonisht do të pushonin. E kjo ishte pavarësisht se çfarë hanin minjtë.
Profesori Juleen R. Zierath nga Departamenti për Mjekësi Molekulare dhe Kirurgji dhe Departamentin e Fiziologjisë dhe Farmacisë në Institutin e Karonlinskas, thotë: “Rezultatet tona sugjerojnë se stërvitja në mëngjesin e vonshëm mund të jetë më efikase se stërvitja në mbrëmje, kur bëhet fjalë për metabolizimin dhe djegien e yndyrnave. Nëse është kështu, atëherë mund të jetë e vlefshme për njerëzit që janë mbipeshë. Momenti i duhur duket të jetë i rëndësishëm për ekuilibrin e energjisë së trupit dhe për përmirësimin e përfitimeve shëndetësore nga ushtrimet”.
Mirëpo, ai ka thënë se duhet bërë më tepër studime për të ardhur te një përfundim i saktë.
Zierath thotë se duhet kuptuar faktin se studimi është bërë te minjtë.
Derisa studimi i ri thotë se stërvitjet në mëngjesin e vonshëm do të ishin më të mira, mjekët më parë thoshin se stërvitjet në mbrëmje janë më produktive.
“Është fakti i njohur se çdo aspekt i fiziologjisë sonë dhe metabolizimit diktohet nga ora cirkadiane”, ka thënë autori i një prej studimeve, Gaz Asher nga Departamenti i Shkencave Biomolekulare në Institutin e Shkencave Weizmann. “Kjo është e vërtetë jo vetëm për njerëzit, por për çdo organizëm që është i ndieshëm ndaj dritës. Ne vendosëm të pyesim nëse ka një lidhje kohe mes ditës dhe performancës së ushtrimeve”.
Mjekët në New York kanë zbuluar më herët se koha optimale për ushtrime varet nga gjinia.
Hulumtimi i diktuar nga profesori Paul J Arciero i Kollexhit Skidmore, kishte objekt studimi 30 gra e 26 burra.
Grupet ndoqën një plan stërvitore 12-javësh dhe po ashtu të ushqimit, në të cilën u përdorën forma të ndryshme të ushtrimeve për katër ditë në javë.
Burrat dhe gratë zakonisht stërvisnin nga ora 6:30 në mëngjes përkatësisht 8:30 apo nga ora 18:00 përkatësisht 20;00.
Ata që bënin ushtrime në mëngjes, nuk hanin ushqim. Ata hanin katër vakte në ditë, përfshirë edhe një pas stërvitjeve.
Ata që shkonin në mbrëmje për të stërvitur po ashtu hanin katër vakte, nga të cilat një duhej të ishte pas stërvitjes.
Profesori Arciero dhe ekipi i tij arritën të përcaktonin kohët më të mira të stërvitjes bazuar në synimet që keni me atë stërvitje.
Gratë që duan të humbin yndyrën rreth barkut dhe ijëve, duhet të ushtrojnë në mëngjes, ishte konstatuar në studimin e publikuar në “Frontiers in Physiology”.