Shtëpia franceze e modës Chanel ka sjell koleksion krejt ndryshe për sezonin 2021/2022, ku dalin në pah kryesisht ngjyrat bardhë e zi.
Veshjet me thekë, të ngushta e të grisura apo lëkurë janë propozimi i Chanel në koleksionin e quajtur “Chanel Rock”.
Ende larg pasarelave për shkak të pandemisë, koleksioni i ri erdhi përmes një video të realizuar në fshatin piktoresk të Provence, në jug të Francës. Mes mureve me gurë të bardhë, modelet sfiluan veshur me fustane të bardhë e të zezë, pantallona lëkure, rrjeta apo thekë, e shumë pak ngjyra mes tyre.
Shtëpia e modës u frymëzua për këtë vend nga filmi klasik i vitit 1960, “Testamenti i Orfeut”. Pas lehtësimit të masave anti-covid, Chanel ka planifikuar të organizojë një sfilatë në Paris në muajin korrik. \ a2news
{gallery}
-
Veshjet më të mira në tepihun e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes
-
Vogue do më pak zhurmë e më shumë identitet në trendet e modës të vitit 2026
-
Drejtori i ri artisitk i “Chanelit” sjell galaktikën në pasarelë
-
Ndryshimet që sollën disenjatorët e brendeve të mëdha në Javën e Modës në Paris
-
Dua Lipa shikon nga afër se si “Chaneli” risjell në pasarelë xhaketën ikonike