Dylli i veshit (cerumeni) mund të zbulojë shumë për rreziqet që i kanosen shëndetin tonë, nga kanceri deri te diabeti dhe sëmundjet e zemrës, ka shkruar BBC.
Gjeni ABCC11 përcakton nëse kemi dyll të lagësht apo të thatë dhe lidhet edhe me aromën e trupit.
Studimet e kanë lidhur dyllin e lagësht me rrezik më të lartë për kancer të gjirit, megjithëse rezultatet mbeten të diskutueshme.
Dylli mund të zbulojë sëmundje metabolike si sëmundja e urinës me aromë panje, (MSDU, Maple Syrup Urine Disease), Covid-19, dhe diabetin.
Një metodë e re, cerumenogrami, premton të zbulojë kancerin dhe sëmundjet neurodegjenerative vetëm përmes një mostre të vogël dylli.
Edhe
Testi i gjakut që mund të zbulojë deri në 50 lloje kanceri, drejt miratimit
“Dylli i veshit pasqyra e metabolizmit tonë”, ka thënë profesor Nelson Roberto Antoniosi Filho.
Kurse profesoresha Perdita Barran ka shtuar se "lipidet apo yndyrat ndryshojnë të parat”, kur diçka me shëndetin nuk shkon mirë.
Në të ardhmen, kontrolli i dyllit të veshit mund të bëhet rutinë për diagnostikim të hershëm të sëmundjeve serioze.
-
Vetëm një pije alkoolike në ditë mund të rrisë rrezikun për 10 lloje kanceri
-
Ilaçet e diabetit që po përdoren për dobësim të mira edhe kundër kancerit
-
Pesticidet shkak i kancerit te të rinjtë që nuk pinë duhan e që hanë pemë e perime
-
Kontrolli për kancerin e gjirit mund ndihmojë në zbulimin e rrezikut për sëmundje të zemrës