Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çfarë tregojnë shenjat e bardha në lëkurë

Lekure

Njollat e bardha në lëkurë ndryshe quhen Vitiligo. Ky  problem shëndetësor shfaqet në çdo pjesë të trupit.

Një karakteristikë e këtyre njollave është se janë simetrike.

Pra nëse këto njolla dalin në një pjesë të trupit, atëherë kanë për t’u shfaqur dhe në anën tjetër po njësoj.

Shkaqet e shfaqjes së njollave në lëkurë

Shkaku kryesor i shfaqjes së këtyre njollave është mos funksionimi i duhur i melaninës.

Edhe Ushqimet që kanë ndikim në formimin e celulitit Lifestyle Ushqimet që kanë ndikim në formimin e celulitit

Sipas të dhënave, qelizat e lëkurës nuk arrijnë të prodhojnë melaninën dhe si pasojë në atë zonë shfaqet një zonë më e bardhë se pigmenti tjetër i lëkurës.

Këto zona janë shumë të ndjeshme ndaj diellit, pasi nuk kanë nivelin e duhur të melaninës për t’u mbrojtur.

Gjithashtu konsiderohet si një sëmundje e imunitetit, ku trupi formon anti-trupa që luftojnë vet qelizat e lëkurës që prodhojnë melaninën.

Ndaj dhe formohen zona të bardha në lëkurë.

Shkaku më i përhapur i njollave të bardha është mungesa e vitaminës B12, gjë që shkakton aneminë dhe ndjeshmërinë ndaj rrezeve të diellit.

Trajtimet dhe produktet që duhet të konusmoni 

Nëse ju merrni sasinë e duhur të vitaminave B, atëherë ju eliminoni probleme si mos-tretja, si dhe reduktoni njollat e bardha në lëkurë.

Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë të shumta, dhe mund të përfshihen lehtësisht në dietën tuaj.

Vezët, frutat e thata, bizelet, brokoli etj. janë disa nga ushqimet me përqindjen më të lartë të vitaminave B.

Stresi është një armik i organizmit, nëse ju e ulni nivelin e tij, trupi juaj do të fillojë të funksionoj në mënyrën e duhur.

Edhe Kremi i ri për trajtimin e sëmundjes së lëkurës, vitiligo, do të vihet në dispozicion në Britani Lifestyle Kremi i ri për trajtimin e sëmundjes së lëkurës, vitiligo, do të vihet në dispozicion në Britani

Ushqimet e pasura me Omega-3 ndihmojnë në uljen e niveleve të stresit, duke ulur përhapjen e njollave të bardha.

Një arsye tjetër e shfaqjes së njollave të bardha është tretja e keqe.

Duke stabilizuar aciditetin e stomakun përmes ushqimeve si spinaqi, ullinjtë e zinj, limoni, ju arrini të normalizoni tretjen e di pasojë shfaqjen e njollave të bardha.

Fiqtë dhe arrat janë ushqimet kryesore në zhdukjen e njollave të bardha.

Prandaj këshilloheni që këto dy fruta t’i konsumoni sa më shpesh.

Një kurë tjetër natyrore për të eliminuar njollat e bardha, është lëngu i kastravecit me xhinxher.

Nëse ju e konsumoni për tre javë, do të shikoni menjëherë rezultat.

Reduktoni ekspozimin ndaj diellit

Rrezet e forta të diellit janë një rrezik që kushdo duhet të mbrohet gjatë stinës së verës.

Edhe Shenjat e çrregullimeve hormonale që nuk duhen injoruar Lifestyle Shenjat e çrregullimeve hormonale që nuk duhen injoruar

Personat që kanë njolla të bardha duhet të mundohen që t’i ekspozojnë sa më pak në diell.

Përdorimi i kremrave mbrojtës është një detyrim, që këto njolla të mos përkeqësojnë shëndetin e lëkurës, duke shkaktuar dhe sëmundje më të rënda./AgroWeb.org