Shumë njerëz e kanë të nevojshme një dozë kafeine në mëngjes për të siguruar energji ose ‘për të hapur sytë’ siç e themi në zhargon, por teprimi me dozën e kafeinës mund të ketë disa efekte anësore të tilla si nervoza, pagjumësia, madje dhe aciditeti në stomak.
Personat që përpiqen të shkurtojnë dozën e marrjes së kafeinës ose janë në procesin e eliminimit të saj nga dieta mund të përballen me disa simptoma si:
Dhimbje koke. Kjo ndodh sepse kur pimë kafe, venat në trurin tonë ngushtohen duke ngadalësuar qarkullimin e gjakut. Kur lëmë kafen, ekziston një rritje e presionit të gjakut që shkakton dhimbje koke.
Vështirësi në përqendrim. Kafeja vepron si një simulant që nxit aktivitetin e trurit. Pa të, aftësitë tona mendore priren të funksionojnë më ngadalë, gjë që mund të ndikojë në performancën tonë.
Lodhje. Pirja e kafesë ndihmon në rritjen e niveleve të energjisë, prandaj në periudhën që po e lini kafen, mund të përjetoni lodhje, kapitje, madje dhe përgjumje gjatë ditës.
Edhe
Shtatë medikamente që nuk duhet të kombinohen me kafe
Nervozizëm. Një nga eksperiencat më të zakonshme që shkakton mungesa e kafesë është nervozizmi. Shpesh nuk jemi vetvetja nëse nuk kemi pirë ende kafen. Kafeina ka aftësi për të përmirësuar gjendjen e humorit, por efektet e saj zgjasin deri në 6 orë. Sapo efektet e kafeinës të mbarojnë, nervozizmi na pushton përsëri.
Dridhje. Kjo nuk ndodh tek të gjithë, por ka disa persona që përjetojnë dridhje kur largojnë kafeinën nga sistemi i tyre. Dridhja shfaqet zakonisht tek duart dhe ndodh zakonisht tek njerëzit që pinë shumë kafe gjatë ditës. Për ta shmangur këtë simptomë, ndërpriteni gradualisht kafenë./neps.a;