I kemi konsideruar më tepër si çanta plazhi, por është koha që tashmë t’i shohim në një tjetër këndvështrim.
Gjatë sezonit të pranverës dhe verës, mund ta mbani një çantë shportë, në vend të një çante të zakonshme. Me lëkurën e rrezitur, veshjet e lehta dhe me ngjyrat e bukura, çanta me thurje mund të kombinohet më së miri. Këtë vit, kjo çantë është në trend dhe nuk po preferohet vetëm për në plazh.
Një çantë prej kashte edhe në zyrë? Pse, jo…tingëllon shumë elegante dhe verore njëkohësisht, transmeton Express i KTV-së.
Të thjeshta apo të mbushura me vezullimë, pjesë lëkure apo me dizajne, çantat prej kashte do të duken bukur gjithsesi. Të vogla, të mëdha, me doreza druri apo rripa të gjatë, katrore apo të rrumbullakëta, prej kashte apo prej bambuje, mundësitë do të jenë të shumta.
Me çfarë ta vishni? Me fustan, me fund xhinsi apo me xhinse moderne, do të dukeni për mrekulli. Me një bluzë sportive dhe një palë sandale do të dukeni dhe më moderne. Ndërkohë, nëse e kombinoni çantën me veshje me lule, do ta keni një pamje më romantike dhe boheme.
-
Vogue do më pak zhurmë e më shumë identitet në trendet e modës të vitit 2026
-
Tokio u lejon burrave të veshin pantallona të shkurtra në punë, gratë ankohen për “qimet e këmbëve”
-
A mund të shkaktojnë kancer zbutësit e rrobave dhe fletët për tharësen e rrobave?
-
Pse duhet të hani më shumë hudhër në verë
-
Si të dalloni stresin, lodhjen dhe sulmin nga nxehtësia