Shpeshherë detaje të vogla kanë ndikim në dukjen tonë. Floku, grimi dhe veshja, nuk janë të gjitha që e kompletojnë një femër. Aksesorët po ashtu janë një ndër detajet më kryesore për një dukje sa më të përkryer dhe elegante.
Moda, përveç kreativitetit dhe stilit, ajo po na sjell edhe shumë detaje të ndryshme dhe unike, siç janë punimet me dorë. Një artiste, e cila po sjell diçka të veçantë në tregun tonë, është edhe Benita Cakaj.
Kur jemi te stina e dimrit, gjithmonë duam diçka të bukur dhe elegante ta vendosim në kokë, dhe Benita përveç aksesorëve, punon edhe me beretat.
Sipas disenjatores, gurët, kristalet dhe rruazat e ndryshme i japin një veçanti dukjes së një femre. Vëthët që punohen me dorë nga Benita, kanë shumë shkëlqim më vete.
Benita përves procesit të punës, tregon edhe për materialin që e përdor, si dhe çmimet e këtyre aksesorëve.
Natyrisht se kombinimi i aksesorëve me rrobat luan rol të rëndësishëm për një pamje sa më të mirë.
Por, çfarë e inspiron disenjatoren në krijimet e saj?
Edhe
Disenjatorja Emiranda Beka sjell koleksionin e ri të kapelave
Çdo artist apo disenjator fillestar, e gjen mënyrën për ta promovuar punën e tij. Cakaj tregon se si ka vendosur ta prezantojë punën e saj.
Por, sa kohë i merr realizimi i një palë vëthëve Benitës?
Të gjithë të interesuarit në punimet e Benitës, mund ta gjejnë atë përmes rrjetit social Instagram.