Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Burrit me Parkinson i kthehet aftësia për të ecur falë një implanti

Një burrë me një shkallë të avancuar të sëmundjes së Parkinsonit, po mund të ecë sërish falë një implanti të veçantë që stimulon nervat në shtyllën e tij kurrizore, raporton BBC.

Marc Gauthier (63) nga Bordeaux, Francë, është personi i parë me Parkinson që e ka provuar këtë implant.

Ai ka thënë se i ka dhënë një mundësi të dytë në jetë.

Ai ka thënë se mund të ecë tash me kilometra, ndërsa në të kaluarën duhej të qëndronte në shtëpi dhe kishte pasur disa rrëzime të këqija.

Ekipi mjekësor që po e trajton atë e ka përshkruar rastin në revistën “Nature Medicine”.

Edhe Implantet elektronike të trurit, shpresë për të paralizuarit që të ecin sërish Botë Implantet elektronike të trurit, shpresë për të paralizuarit që të ecin sërish

Para implantit, ecja ishte problem për Marcun. Trajtimi duket se i ka ndaluar dridhjet apo ndalimin e papritur te Marcu, simptoma me të cilat vuajnë shumë pacientë me Parkinson. Kur aktivizohet pajisja, ecja e tij duket thuajse normale.

“Tash më duket e thjeshtë të shkoj në ashensor. Më herët, dukej e pamundur. Tash se kam problem. E aktivizoj implantin në mëngjes dhe e çaktivizoj në mbrëmje. Kjo më mundëson që të eci më mirë dhe të stabilizohem. Tash për tash, nuk kam frikë më të eci shkallëve. Çdo të diel, shkoj në liqen, dhe eci deri 6 kilometra. Është e pabesueshme”, thotë Marc.

Marc thotë se ndien sikur një “shpim nga gjilpërat” kur aktivizohet pajisja, porse kjo nuk e shqetëson.

Stimuluesi gjendet në mesin e palcës kurrizore, dhe i dërgon mesazhe muskujve të këmbëve.

Marcu është ende nën kontroll të tij – truri i tij i jep instruksionet – por, implanti epidural shton sinjalet elektrike për një rezultat përfundimtar më të mirë.

Edhe Mënyra si vizatoni mund të zbulojë shenjat e Parkinsonit me deri në 99% saktësi Lifestyle Mënyra si vizatoni mund të zbulojë shenjat e Parkinsonit me deri në 99% saktësi

Është i lidhur me një gjenerator të vogël impulsesh për furnizimin e tij me energji elektrike, që është i implantuar nën lëkurën e abdomenit të Markut.

Pas operacionit për ta vendosur pajisjen, Marcu pati disa javë rehabilitim, duke përdorur sensorë reagimi në këmbët dhe këpucët e tij.

Neurokirurgia Jocelyne Bloch, që ka vendosur pajisjen te Marcu dy vjet më parë, ka thënë se teknologjia dhe procedura është e ngjashme me atë që i ka ndihmuar disa pacientë me lëndime të shtyllës kurrizore. Por, ajo ka thënë se është e para që aplikohet te një pacient me Parkinson.

Ky projekt është bashkëpunim mes Institutit Zviceran të Teknologjisë me seli në Lausanne, spitalit të këtij qyteti e universitetit, si dhe Institutit Shëndetësor të Francës dhe Hulumtimeve Mjekësor dhe Universitetit të Bordeauxit.

Edhe Eksperti gjerman kryen ndërhyrje me pajisjen që s’u përdor edhe pse u ble që tri vjet Arbëri Eksperti gjerman kryen ndërhyrje me pajisjen që s’u përdor edhe pse u ble që tri vjet

Profesori Gregoire Courtine ka thënë se duhet më tepër për të parë nëse mund të ndihmojë kjo edhe pacientë tjerë me Parkinson.

Ekipi do të provojë pajisjen tash te gjashtë pacientë tjerë me Parkinson.