Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Banane dhe mjaltë, për lëkurë fantastike

Era e ftohtë, pluhurat, lagështira e tepërt, ajri i thatë, të gjitha këto sjellin ndryshime në lëkurën tuaj.

Këtu gjeni një maskë e cila largon papastërtitë dhe pasuron lëkurën me vitaminat dhe mineralet e nevojshme.

Në tulin e bananes gjenden substanca të cilat ndihmojnë me zbutjen lëkurës e ndërsa nga ana tjetër mjalti është plot me anti-bakterial që luftojnë papastërtitë.

Mjalti gjithashtu parandalon edhe formimin e akneve pasi largon bakteret të cilat shkaktojnë inflamacionin e lëkurës.

Banania gjithashtu edhe hidraton lëkurën tuaj duke e mbajtur atë sa më të re dhe pa rrudha.

Edhe Efekti i bananes në lëkurë Lifestyle Efekti i bananes në lëkurë

Përbërësit

  • 1 banane
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

Si fillim këshillohet që të qëroni bananen dhe të përdorni lëkurat e saj.

Pra me një lugë merrni tulin që gjendet tek lëkura e frutit dhe ta kaloni në një tas të vogël bashkë me mjaltin.

Përziejeni mirë masën dhe përdoreni për të lyer lëkurën e fytyrës dhe mbajeni për 15-20 minuta.

Kur të ketë kaluar koha e nevojitur shpëlajeni maskën me ujë të vakët dhe më pas me të ftohtë.

Edhe Trajtimet me mjaltë për të mbrojtur fytyrën në dimër Lifestyle Trajtimet me mjaltë për të mbrojtur fytyrën në dimër

Kështu i bëni edhe ushtrime poreve dhe muskujve të lëkurës duke ruajtur elasticitetin e saj.

Përdoreni këtë maskë dy apo tri here në javë për të pasur një rezultat sa më të mire./AgroWeb.org