Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Arroret të shëndetshme për personat që bëjnë stërvitje 

Arroret janë një burim i shkëlqyeshëm yndyrave të shëndetshme për zemrën, dhe gjithashtu sigurojnë proteina dhe lëndë ushqyese thelbësore për organizmin.

Arroret gjithashtu mund t’iu japin një burim të energjisë së qëndrueshme, gjatë kohës së ushtrimeve fizike.

Ekspertët rekomandojnë që t’i kombinoni ato me fruta të freskëta ose të thata, për ta marrë një dozë të shëndetshme të karbohidrateve.

Sidoqoftë, provoni metoda të ndryshme për të parë se si ndikojnë arroret në shëndetin tuaj.

Një opsion i mirë mund të jetë edhe gjalpi i arroreve.

Shumë dyqane ushqimesh mbajnë pako të vogla të gjalpit të kikirikut, që nuk kërkojnë të ruhen në ndonjë temperaturë të caktuar, dhe kështu mund t’i mbani lehtësisht me veti në çantën e palestrës. 

Edhe Cili gjalpë arroresh është më i shëndetshmi? Lifestyle Cili gjalpë arroresh është më i shëndetshmi?

Prandaj, për një kombinim të shijshëm të proteinave dhe karbohidrateve, ju mund ta përdorni gjalpin e kikirikut në kombinim me mollët, bananet, biskotat apo bukën prej drithërave.

Nëse nuk ju pëlqen gjalpi i kikirikut, mund ta zëvendësoni atë me gjalpë bajamesh, gjalpë soje ose alternativa tjera të pasura me proteina.

Mos harroni, ushqimet me shumë yndyrë mund ta ngadalësojnë procesin e tretjes, dhe kështu bëjnë që ushqimi të qëndrojë në barkun tuaj më gjatë, sidomos gjatë kohës që rritet intensiteti i ushtrimeve fizike.