Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ariana Nila me stoli unike për sezonin pranverë-verë

Aksesorët janë një pjesë shumë e rëndësishme e pamjes, sidomos te vajzat e gratë.

Dizejnatorja Ariana Nila, i dha kthesë moderne krijimit të stolive, në biznesin shumëvjeçar të trashëguar nga babai i saj.

Me aksesorë të ndryshëm , të argjendtë , të flakëruar në ar me modele e dizajne të ndryshme, Ariana viteve të fundit, u bë një emër i kërkuar në këtë fushë, raporton Express i KTV-së.

Punimet e para të dizenjatores nga Peja, ishin një palë vathë që ajo ende i mban si kujtim.

Për krijimin e aksesorëve duhen ide dhe kreativitet, që produktet të dalin sa më të përsosura e interesante.

Duke punuar në një punëtori shumë të madhe me produkte të ndryshme si ari, argjendi e gurë të çmuar, Ariana po sjell edhe trendet e fundit.

Edhe Ariana Nila e ftuar në Fashionista për të prezantuar koleksionin e ri Lifestyle Ariana Nila e ftuar në Fashionista për të prezantuar koleksionin e ri

Puna origjinale gjithmonë vlerësohet më shumë, por aksesorët e Arianës veçohen si detaje zbukuruese.

Koleksioni që po përgatit Ariana për pranverë dhe verë, përmban aksesorë që reflektojnë e shkëlqejnë ndryshe.

Pasioni i Ariana Nilës për këtë fushë shihet më së miri në aksesorët unikë të cilët i realizon me shumë përkushtim.