Shumë të famshme e mbajnë dukjen e tyre me trajtime të shtrenjta të lëkurës dhe madje me operacione.
Por aktoret e njohura të Hollywoodit, Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon, mbajnë vitalitetin dhe rininë e tyre me një qasje shumë të disiplinuar - agjërim.
Me dukje të ngjashme, aktoret me mbi 20 vjet karrierë, tani kanë zbuluar sekretin e tyre.
Aniston, 50 vjeçe, dhe nëna e tre fëmijëve Witherspoon, 43 vjeçe, i qëndrojnë regjimit 16-orësh të agjërimit, lëngjeve të gjelbër të përditshme dhe stërvitjeve të ashpra në gjashtë ditët e javës, shkruan “Daily Mail”.
Gjithashtu, ato ia mundësojnë vetes një herë në javë që të hanë çfarëdo që dëshirojnë – gjë që për Anistonin duket se është lëngu i selinos.
Të pyetur se si i fillojnë ditët e tyre, ato treguan për “Radio Times” se nuk kanë dëgjuar kurrë për ushqim të fërguar dhe madje kurrë nuk hanë mëngjes.
“Bëj agjërim të ndërprershëm, kështu që s’ka ushqim në mëngjes”, thotë ish-ylli i serialit të famshëm televiziv “Friends”, transmeton Koha.net. “Vura re një ndryshim të madh nga qëndrimi pa ngrënë për 16 orë”, shtoi ajo.
“Në mëngjes pi vetëm një lëng të gjelbër dhe një kafe”, tregoi Witherspoon.