Julianne Moore ka treguar se si duket e re ndonëse është 60 vjeçe.
Në një intervistë për “The Sydney Morning Herald”, aktorja ka treguar se ndjek këshillat e nënës së saj dhe nuk rri në diell.
“Nëna ime ka pasur ndikim, sepse kurrë nuk ka lënë të rrimë në diell”, ka thënë Julianne.
“Ajo nuk rrinte kurrë në diell dhe edhe unë jam krejt sikurse ajo. E lyej fytyrën me krem kundër diellit dhe vendosi kapele çdo ditë”.
Aktorja e filmit “The Woman In The Window” thotë se bën edhe tretmane, përfshirë mikro-edilimin.
Procedura përfshin shpimin e lëkurës me hala të vogla për ta nxitur lëkurën për të krijuar më shumë kolagjen dhe elastin.
Po ashtu, ylli u nënshtrohet tretmaneve të radio-frekuencave, të cilat janë procedura joinvazive të shtrëngimit të lëkurës, duke përdorur valët e energjisë për t’i ngrohur shtresat më të thella të lëkurës.
Julianne, gjithashtu, bën edhe joga vazhdimisht, tani nëpërmjet “Zoom”-it.
“Mundohem të bëj joga katër ose pesë herë në javë. Sinqerisht, është ajo që më ka shpëtuar gjatë këtij viti”, ka thënë ajo për gazetën.
Sa i përket ushqimit, aktorja ka thënë se kujdeset që të hajë shumë peshk dhe perime.
“Më pëlqen vera, por mundohem të ha gjëra që më lumturojnë”, ka shtuar ajo.
Aktorja e filmit “Boogie Nights” tashmë është pjesë e disa projekteve televizive dhe filmike, që është planifikuar që të debutojnë në të ardhmen e afërt.
Ajo është aktorja kryesore e serialit “Lisey's Story”, që do të shfaqet në shërbimin transmetues “Apple TV+”.
Projekti është bazuar në romanin me të njëjtin emër, që është shkruar nga Stephen King, që ka thënë se ky libër është i preferuari i tij nga krejt çfarë ka shkruar.
Ngjarja është për një vejushë që bëhet cak i një përndjekësi që është i fiksuar pas punës së bashkëshortit të saj të ndjerë, frymëzuar nga aftësia e tij për ta vizituar një botë mbinatyrore.