Prej 28 korrikut, në kuadër të skemës verore në Kohavision do të vijë në transmetim një seri televizive dedikuar fëmijëve. Seria “Androidet e Enit” (në origjinal “Annedroids”) është prodhim kanadez i realizuar nga producenti i njohur J. J. Johnson dhe është bashkëprodhim në mes tri shtëpive filmike.
Misioni i këtij prodhimi është edukimi i fëmijëve dhe i gjeneratave të reja mbi shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën. Krejt kjo vjen nëpërmjet kryepersonazhit të quajtur Eni. Ajo është 11-vjeçare dhe një shkencëtare-fëmijë e cila arrin të shpikë dhe të ndërtojë tre androidet e saj.
Eni kujdeset që zbulimet e saj t’i mbajë fshehtë dhe askush nuk është në dijeni për “laboratorin” e saj sekret, të cilin ajo e krijoi në mes të një varreze makinash. Niku, një djalë kureshtar e gjen rastësisht hapësirën e punës së Enit. Ajo fillimisht kujton se djaloshi e kishte ndjekur nga pas me porosi të prindërve të saj.
Pasi e zbulon se vizita e Nikut ishte rastësi, ata bëhen miq dhe Eni fillon e i ndan gjetjet e saj shkencore me të. Madje Niku bëhet bashkëpunëtori i saj i ngushtë në zhvillimin e shpikjeve të saj. Gjatë hulumtimit të tyre ata ballafaqohen me shumë sfida, zgjidhjen për të cilat kërkojnë ta gjejnë tek jeta e përditshme.
Më vonë ata zgjerojnë rrethin e tyre edhe me miq të tjerë të cilët nuk kanë shumë njohuri rreth androideve. Eni me dijeninë e saj ua zbërthen qartë miqve dallimin në mes robotëve dhe androideve. Derisa tek androidët e saj shpesh has në sjellje prej njeriu, tek robotët nuk e gjen të njëjtën, prandaj është aq e dhënë pas tyre.
“Androidet e Enit” do të vijë në transmetim, nga hëna deri të premten nga ora 16:30, me të gjitha sezonet duke iu bashkuar gamës së programeve të KTV-së dedikuar fëmijëve dhe të rinjve.
-
Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë
-
Aktorja virtuale merr punën e parë në Hollywood, pavarësisht kritikave të forta
-
Ekspozimi i foshnjave ndaj telefonave, ndikon negativisht në zhvillim
-
Alarmon studimi i madh: Ekranet e pajisjeve mund të dëmtojnë zhvillimin e fëmijëve nën 2 vjeç
-
Zoë Kravitz dhe Sadie Sink bëhen pjesë e lojës së re horror të Netflixit