Afërsisht 40% e të rriturve në SHBA kanë deklaruar se nuk do të dilnin në takim me dikë që nuk është i vaksinuar kundër COVID-19, sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën nga Qendra e Hulumtimit “Pew” në SHBA, raporton Forbes.
Sipas sondazhit, 63% e respodentëve kanë deklaruar se pandemia i ka bërë më të vështira takimet e dashurisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAfërsisht një e treta e respodentëve kanë deklaruar se takimet ishin të njëjta gjatë pandemisë, ashtu siç ishin para pandemisë, derisa 3% kanë thënë se ato janë bërë më të lehta.
Shumica e respodentëve apo 56% kanë deklaruar se statusi i vaksinimit ua përcakton vendimin për të pasur një takim dashurie me dikë, dhe 2% kanë thënë se do të dalin në takim vetëm me dikë që nuk është i vaksinuar.
Gjetjet e sondazhit thonë po ashtu se një shumicë prej 59% e të anketuarve kanë deklaruar se pandemia nuk ka pasur ndikim në interesimin e tyre për të pasur një lidhje, me 11% që kanë thënë se si pasojë e pandemisë janë më të interesuar në këtë drejtim, derisa 10% janë shprehur se pandemia i ka bërë më pak të interesuar për lidhje.
Pavarësisht sfidave që ka shkaktuar pandemia, vetëm 10% e respodentëve kanë thënë se frika e infektimit me COVID-19 është arsyeja kryesore pse nuk janë në lidhje, me 44% që kanë thënë se e shijojnë të qenit beqar.
Qendra e Hulumtumit “Pew” ka bërë të ditur se për këtë sondazh ka anketuar 9.388 persona, nga 7 deri më 13 shkurt.
Ky hulumtim është bërë pasi një sondazh i kryer më parë nga Fondacioni Familjar Kaiser nxori se 42% e amerikanëve janë duke i bërë disa apo jo të gjitha aktivitetet që i bënin para pandemisë me COVID-19.
Ndërkohë, pasi shumë dasma u detyruan të anuloheshin ose zvogëloheshin në vitin 2020, dasmat u rritën në vitin 2021. Një raport nga Wedding Market Research vlerësoi se do të kishte gati 2.5 milionë dasma në SHBA në vitin 2022, më së shumti që vendi ka parë që nga viti 1984.